Lista për anëtarët e Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor të propozuar nga mazhoranca, nuk ka kaluar në seancën plenare pasi nuk ka marrë votat e mjaftueshme.
Për miratimin e kësaj duhet të siguroheshin një shumicë e cilësuar me 93 vota, ndërsa pro listës kanë votuar 69 deputetë si dhe 1 ka abstenuar.Pas rrëzimit të listës në votimin e parë në Parlamentin, pasi nuk morën votat e parashikuara në ligj, por kjo listë do të rikthehet sërish në Kuvend.
Kandidatët e propozuar nga mazhoraca për KLP dhe KLGJ, janë denoncuar nga opozita se kanë probleme me të shkuarën e tyre. Sipas opozitës, Kozma Jano rezulton të ketë qenë pjesë e sigurimit të shtetit, ndërsa ishte i njohur me emrin e koduar si “Telefoni”.
Kandidati për KLP, Kozma Jano ka qenë pjesë e Sigurimit të Shtetit, por për këtë në dokumentin e publikuar thuhet vetëm se: “Nga shqyrtimi i dosjes së kandidatit ka rezultuar se mungonte dëshmia e gjuhës së huaj dhe lista e notave e noterizuar”.
Edhe ky i fundit në një sqarim të shpërndarë për median ka thënë se nuk ka punuar asnjë ditë të vetme për sigurimin e shtetit.
“Nuk jam përfshirë në asnjë marrëdhënie me Sigurimin e Shtetit, por as si individ dhe as në ushtrimin e profesionit tim, nuk kam dëmtuar asnjë person, në asnjë lloj forme, si gjatë diktaturës ashtu edhe gjatë demokracisë”.
Ndërsa nga radhët profesorëve për KLGJ, rezulton se Ilir Panda në të kaluarën e tij ka dhënë kontribute politike, ndërsa sipas ligjit kandidaturat nuk duhet të kishin të shkuar me ndikim dhe lidhje politike. Sipas opozitës, të paktën gjysma e kandidatëve të përzgjedhur ka probleme serioze. Njëri prej tyre, kandidati Altin Hazizaj, rezulton se nuk ka deklaruar një dënim të marrë në vitin 1996. Demokratët thanë se përfaqësuesve të tyre u është mbajtur i fshehtë dokumentacioni i dërguar nga zyra e dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë
Nga Avokatët
Kozma Jano
Floreta Gjini
Nga Profesorët
Enejda Sema
Mirela Bogdani
Nga Shoqëria Civile
Alfred Balla
Këshilli i Lartë i Gjyqësorit
Nga Avokatet
Arben Vani
Sokol Lamaj
Nga Profesorët
Erjon Muharremaj
Ilir Panda
Nga Shoqëria Civile
Altin Hazizaj