Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Biden: Do të mbështes sovranitetin e Ukrainës në takimin me Putinin

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha

Presidenti amerikan Joe Biden i tha të hënën Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy se ai do të mbrojë çështjen e sovranitetin dhe integritetit territorial të Ukrainës, përpara një takimi të nivelit të lartë me udhëheqësin rus Vladimir Putin.

Këshilltari për Sigurinë Kombëtare Jake Sullivan u tha gazetarëve se të dy udhëheqësit biseduan rreth marrëdhënieve dypalëshe gjatë një telefonate që i paraprin udhëtimit të Presidentit Biden në Evropë.

“Ata patën mundësinë të flisnin gjerësisht për të gjitha çështjet në marrëdhëniet SHBA-Ukrainë dhe Presidenti Biden i tha Presidentit Zelensky se ai do t’i qëndrojë fort çështjes së sovranitetit të Ukrainës, integritetin territorial dhe aspiratave të vendit për të ardhmen“, tha zoti Sullivan.

Presidenti Biden pritet të takohen më 16 qershor në Gjenevë me Presidentin rus Putin, takim që zhvillohet mes mosmarrëveshjesh të mprehta mbi ndërhyrjen në zgjedhje, të drejtat e njeriut dhe Ukrainën.

Gjatë telefonatës së tij të parë në muajin prill me zotin Zelenskiy, pas marrjes së detyrës, Presidenti Biden i ofroi Ukrainës “mbështetjen e tij të palëkundur” ndërsa Rusia po forconte praninë ushtarake në kufirin lindor të Ukrainës në një situatë që shqetësoi Kievin dhe mbështetësit e tij perëndimorë.

Mykhailo Podolyak, një këshilltar i Shefit të Shtabit të zotit Zelenskiy, tha se udhëheqësi ukrainas dhe Presidenti Biden koordinuan pozicionet e tyre politike.

Në një postim në Twitter zoti Zelenskiy shkruante se gjatë telefonatës u trajtuan gjithashtu edhe synimet e Ukrainës për t’u bërë pjesë e aleancës ushtarake të NATO-s si dhe gazsjellësit rus Nord Stream 2.

Uashingtoni ka qenë aleati më i fuqishëm i Ukrainës që nga aneksimi i Krimesë nga Rusia në vitin 2014, megjithëse Kievi u befasua nga vendimi i administratës Biden për të hequr dorë nga sanksionet ndaj kompanisë që qëndron pas gazsjellësit rus Nord Stream 2.

Në një intervistë javën e kaluar zoti Zelenskiy i tha faqes se lajmeve amerikane “Axios” se ishte “befasuar” dhe “zhgënjyer” nga vendimi.

Ukraina kishte shpresuar gjithashtu që aleatët e saj perëndimorë do të bënin një përpjekje të re për ta pranuar atë në aleancën ushtarake të NATO-s në një kohë kur Rusia po rriste praninë e trupave ushtarake në kufi si dhe u zhgënjye që nuk u ftua në samitin e aleancës që zhvillohet këtë muaj./VOA

Tags: Joe Bidenkrimeavladimir putin

TË LIDHURA

Bota

Starmer: SHBA po përpiqet të ndikojë në demokracinë e Britanisë

19:46 | 06/06/2026
Bota

Rusia refuzoi ofertën e Ukrainës, Zelensky: Putini humbi shansin për t’i dhënë fund luftës!

17:57 | 06/06/2026
Bota

Pamje tronditëse në Ankara: Babai var vajzën 3-vjeçare në dritare dhe e kërcënon me thikë

16:49 | 06/06/2026
Next Post

Rreth 5 mijë persona më shumë humbën jetën në shtëpi në 2020-n

Çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit në botë

Çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit në Shqipëri







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com