Ditën e sotme në Presidencë u zhvillua ceremonia e betimit të tre anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushajt, Ervin Pupes dhe Ilir Pandës.
Në ceremoni ishin të pranishëm edhe Avokati i Popullit, Erinda Ballanca; Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami; Zv/Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Maks Qoku, si dhe Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi.
Tre anëtarët e rinj janë betuar para Presidentit të Republikës, Ilir Metës. Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekreteve të Presidentit Meta, gjyqtarët e lartë, duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë u betuan para Kreut të Shtetit se:
“Betohem solemnisht se gjatë kryerjes së detyrës do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë, ligjeve në fuqi dhe do të respektoj rregullat e etikës profesionale!”