E mërkurë, 28 Korrik, 2021
27.5 C
Tirana

VIDEO/ Manastirliu komunikon me mjekët e infektivit, ja si duket gjendja

Kryeministri Edi Rama i ka shprehur mirënjohjen mjekëve të cilët po merren me trajtimin e pacientëve të konfirmuar me koronavirus.

Kreu i qeverisë ka shpërndarë një video në Facebook, ku shihet ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila po komunikon me ‘video call’ me stafin e spitalit infektiv.

Kujtojmë se numri i të infektuarve në vend ka shkuar në 33, me 10 raste të cilat u konfirmuan ditën e sotme. Sipas zv.ministres Rakacolli vetëm 8 prej të infektuarve ndodhen të shtruar në spitalin infektiv në Tiranë. Ndërsa pjesa tjetër janë vetëizoluar në shtëpi.

Postimi i plotë:

MIRËNJOHJA S’KA FUND PËR HERONJTË E SPITALIT INFEKTIV, QË JO VETËM PO BËJNË BETEJËN E JETËS SË TYRE NËN ATË ÇATI, POR PO TREGOJNË NJË AFTËSI TË ADMIRUESHME PROFESIONALE NË ÇDO ASPEKT🙏

🔴 KRENAR PËR OGERTËN QË PO UDHËHEQ ME PËRKUSHTIM TË MADH, QARTËSI E VENDOSMËRI MBRESËLËNËSE NË NJË FRONT, KU ÇDO ORË ËSHTË NJË SFIDË MË VETE DHE KU FUNDI I TUNELIT ËSHTË ENDE LARG🙏

🔴 ME KËTA NJERËZ JINI TË BINDUR SE SHQIPËRIA DO TË BËJË MË TË MIRËN E MUNDSHME🙏

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Raporti OSBE/ODIHR si shoshë për humbjen e opozitës

Nga Alfred Peza Raporti përfundimtar i misionit të vëzhguesve ndërkombëtare të OSBE/ ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, po përdoret si flakë kashte...

Rama me Zaevin e Vuçiçin në Shkup/ Kurti refuzon ftesën: Nuk ka miratimin tonë

Zyra e qeverisë së Kosovës, ka konfirmuar se Kryeministri Albin Kurti nuk do të jetë nesër i pranishëm në Samitin e Shkupit, ku do...

Gjetja e personave të zhdukur në komunizëm/ VOA: E vështirë pas 30 vitesh

Nga Pëllumb Sulo (VOA) Familjarë të viktimave dhe të zhdukurve në komunizëm për shkak të bindjeve politike u takuan të mërkuren në Shkodër me përfaqësuesin...

Detaje/ Rama, Zaev dhe Vuçiç do të nënshkruajnë marrëveshje ndërshtetërore

Kryeminsitri Edi Rama, ndodhet për një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, me ftesë të homologut të tij, Zoran Zaev. Në Shkup, dy krerëve...

Hedh në gjyq ujësjellësin për 70 mijë lekë, shpenzon 300 mijë për gjyqin

Për 70 mijë lekë të vjetra mbifaturim, hedh në gjyq Ujësjellës Kanalizime, Vlorë. Shpenzon mbi 30 mijë lekë të reja për avokat e proces...