E mërkurë, 28 Korrik, 2021
27.5 C
Tirana

Betohen para Presidentit anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë

Ditën e sotme në Presidencë u zhvillua ceremonia e betimit të tre anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushajt, Ervin Pupes dhe Ilir Pandës.

Në ceremoni ishin të pranishëm edhe Avokati i Popullit, Erinda Ballanca; Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami; Zv/Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Maks Qoku, si dhe Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi.

Tre anëtarët e rinj janë betuar para Presidentit të Republikës, Ilir Metës. Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekreteve të Presidentit Meta, gjyqtarët e lartë, duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë u betuan para Kreut të Shtetit se:

“Betohem solemnisht se gjatë kryerjes së detyrës do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë, ligjeve në fuqi dhe do të respektoj rregullat e etikës profesionale!”

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Lexo edhe :   GJL me 8 anëtarë, Kim: Hap i rëndësishëm për zbatimin e Reformës në Drejtësi

Raporti OSBE/ODIHR si shoshë për humbjen e opozitës

Nga Alfred Peza Raporti përfundimtar i misionit të vëzhguesve ndërkombëtare të OSBE/ ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, po përdoret si flakë kashte...

Rama me Zaevin e Vuçiçin në Shkup/ Kurti refuzon ftesën: Nuk ka miratimin tonë

Zyra e qeverisë së Kosovës, ka konfirmuar se Kryeministri Albin Kurti nuk do të jetë nesër i pranishëm në Samitin e Shkupit, ku do...

Gjetja e personave të zhdukur në komunizëm/ VOA: E vështirë pas 30 vitesh

Nga Pëllumb Sulo (VOA) Familjarë të viktimave dhe të zhdukurve në komunizëm për shkak të bindjeve politike u takuan të mërkuren në Shkodër me përfaqësuesin...

Detaje/ Rama, Zaev dhe Vuçiç do të nënshkruajnë marrëveshje ndërshtetërore

Kryeminsitri Edi Rama, ndodhet për një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, me ftesë të homologut të tij, Zoran Zaev. Në Shkup, dy krerëve...

Hedh në gjyq ujësjellësin për 70 mijë lekë, shpenzon 300 mijë për gjyqin

Për 70 mijë lekë të vjetra mbifaturim, hedh në gjyq Ujësjellës Kanalizime, Vlorë. Shpenzon mbi 30 mijë lekë të reja për avokat e proces...