E diel, 1 Gusht, 2021
40.5 C
Tirana

A do ta frenojë koronavirusin rritja e temperaturave? Ja çfarë thonë ekspertët

Nga Ari Altstedter dhe John Lauerman “Bloomberg View”

Në një vend me klimë të butë, gripi sezonal ka tendencë të përhapet shumë në dimër, dhe të reduktohet ndjeshëm kur mbërrin pranvera. Po çfarë do të ndodhë me koronavirusin? A do ta ngadalësojë përhapjen e tij të shpejtë ardhja e motit më të ngrohtë?

Presidenti amerikan Donald Trump, deklaroi së fundmi në një fjalim drejtuar kombit amerikan se “dielli i prillit mund ta zhdukë virusin”. Por ekspertët e shëndetit publik, thonë se gjërat janë më të ndërlikuara se sa kaq. Vetëm fakti që shpërthimet epidemike gripit do të zbehen me ndryshimin e stinëve, kjo nuk do të thotë që një virus i ndryshëm që prek rëndë sistemin e frymëmarrjes, do të sillet në të njëjtën mënyrë.

  1. A është klima një faktor me rëndësi?

Është shumë herët për ta thënë me siguri. Koronavirusi i ri, që shkakton një sëmundje të frymëmarrjes të quajtur Covid-19, ka infektuar deri tani rreth 130.000 njerëz në të gjithë botën. Por ai u shfaq fillimisht në Kinën Qendrore në fund të vitit të kaluar. Zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, thanë më 5 mars se s’ka asnjë arsye të besohet se temperatura do të luajë një rol në këtë epidemi, por se kjo çështje ia vlen të shqyrtohet.

  1. A ka ndonjë provë që e vërteton këtë ndikim?

Disa studiues, kanë përgatitur disa studime mbi këtë temë, por asnjëra prej tyre nuk është botuar ende në revistat e specializuara, të cilat kërkojnë që studimet të verifikohen nga ekspertë që punojnë në të njëjtën fushë. Një grup studiuesish amerikanë dhe iranianë, arritën në përfundimin se vendet ku është përhapur deri më tani infeksioni Covid-19 – si Wuhani në Kinën Qendrore, Milano në Itali dhe Siatëll në SHBA- ndajnë në mënyrë të ngjashme lagështinë mesatare dhe temperaturat që variojnë nga 5-11 gradë Celsius gjatë stinës së dimrit.

Në vendet më të nxehta dhe më të lagështa si Bangkoku në Tajlandë, virusi është vërejtur kryesisht tek njerëzit që e kanë sjellë atë nga jashtë, dhe ai nuk është përhapur me shpejtësi midis komunitetit, thanë studiuesit. Sidoqoftë, ata thonë se kjo hipotezë duhet të shihet me një “kujdes ekstrem”.

  1. Pse gripi ndryshon me ndryshimin e stinëve?
Lexo edhe :   Pas shfaqjes në Wuhan, Kina përballet me shpërthimin më të keq të koronavirusit

Në rajone me klimë të butë, gripi është kryesisht një dukuri dimërore. Ndërkohë në zonat tropikale dhe subtropikale, ai tenton të shfaqet gjatë sezonit të shirave, nëse ka një të tillë, ose gjatë gjithë vitit nëse nuk ka një sezon shirash.

Për këtë gjë, ka teori të ndryshme. Ka shumë prova që edhe ajri i ftohtë dhe i thatë, dhe sidomos kushtet atmosferike me lagështi janë të favorshme për transmetimin e gripit. Ndërsa njerëzit kanë prirjen të mblidhen në ambiente të mbyllura gjatë kohës me mot të ftohtë dhe me shi, duke shtuar rastet me infeksion, ata kalojnë më shumë kohë jashtë gjatë motit të mirë, duke e zvogëluar kësisoj përhapjen e epidemisë.

Lexo edhe :   Ekspertja britanike: Koronavirusi nuk doli nga laboratori në Wuhan

Ekziston mundësia që stina e verës të rrisë melatoninën dhe nivelin e vitaminës D tek njerëzit, gjë që mund të forcojë sistemin e tyre imunitar, dhe që viruset ta humbin forcën e tyre gjatë kohës më të ngrohtë, pasi degradon veshja e tyre e jashtme yndyrore.

  1. Ç’mund të thuhet mbi SARS-in?

Epidemia e viteve 2002-2003 e Sindromës së Rëndë të Frymëmarrjes Akute, SARS, u zbeh në fakt gjatë sezonit të verës. Por kjo gjë mund të ketë pasur pak lidhje me motin. “SARS nuk u zhduk nga shkaqe natyrore”- shkruan epidemiologu i Universitetit të Harvardit Mark Lipsit.

“Ai u vra nga ndërhyrjet e shumta nga autoritetet e shëndetit publik në qytetet kontinentale kineze, Hong Kong, Vietnam, Tajlandë, Kanada dhe gjetkë”, shtoi ai.

Ndër të tjera, autoritetet izoluan rastet e prekura, dhe vunë në karantinë kontaktet e tyre. Strategjia funksionoi, thotë Lipsit, sepse pacientët më infektues të SARS-it, shfaqën simptoma të dukshme. Ndërsa Kina ka ndërmarrë hapa të ngjashëm me koronavirusin e ri, periudha e gjatë e inkubacionit dhe shumë raste me simptoma të buta, e kanë ndërlikuar mbajtjen nën kontroll të përhapjes së tij.

  1. Ku shkon gripi gjatë verës?

Lehtësimi i epidemisë së gripit, nuk do të thotë që virusi zhduket në temperatura të larta. Por thjesht që nuk transmetohet aq lehtë nga njëri-tjetri. Pra, edhe nëse koronavirusi në verë duket sikur është zhdukur, ai mund të kthehet fuqishëm në vjeshtë./TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

SHBA sanksionon më shumë zyrtarë kubanë për shtypjen e protestave

Administrata e Presidentit Biden ka vendosur sanksione ndaj forcave policore të Kubës dhe dy udhëheqësve të saj pas protestave të fundit në vendin ishull...

Maqedonia e Veriut mund të rekomandojë dozën e tretë të vaksinës

Maqedonia e Veriut nuk e përjashton mundësinë e aplikimit të dozës së tretë të vaksinës kundër koronavirusit pasi, siç tha ministri i Shëndetësisë, Venko...

Izraeli akuzon Iranin për sulmin vdekjeprurës në cisternat e naftës

Izraeli ka akuzuar Iranin se qëndron pas një sulmi ndaj një cisternë nafte në të cilën u vranë dy anëtarë të ekuipazhit, një shtetas...

Pranoi plagjiaturën, bie popullariteti i kandidatit për kancelar në Gjermani

Kandidati potencial për të zvendësuar Kancelaren Angela Merkel, në Gjermani Armin Laschet ka kërkuar falje pasi ka përdorur plagjaturë në librin e tij. Laschet, në...

Manaj i pafat, portieri i Shtutgartit i mohon golin e radhës me Barçën (Video)

Rei Manaj e nisi nga stoli miqësoren e sotme që Barcelona luajti në Gjermani kundër rivalëve të Shtutgartit. Sulmuesi shqiptar u aktivizuar vetëm në minutën...