Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

“Betim para noteres”, PS-ja propozon ndryshime për të shmangur presidentin Meta

6 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Partia Socialiste ka përgatitur një paketë ndryshimesh ligjore për të shmangur përfundimisht përplasjet për betimin para presidentit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Këto ndryshime vijnë pas përplasjeve të forta të Kuvendit dhe presidentit Meta, për ligjshmërinë e betimeve. Kujtojmë që Arta Vorpsi u betua përpara noteres si anëtare e GJK, pasi presidenti Meta nuk e ftoi në ceremoninë e betimit.

Sipas ndryshimeve të propozuara nga PS-ja, Presidenti i vihet një afat prej 10 ditësh që të ftojë për betim anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Nëse kjo nuk ndodh, betimi do të bëhet me shkrim në organe të tjera ligjore dhe do t’i dërgohet presidenti me shkrim. (Precedenti që mund të standardizohet, betimi përpara noterit).

Sipas këtij propozimi, betimi do të quhet i vlefshëm dhe gjyqtari fillon automatikisht punën. Në kuadrin e luftës politike, kjo është një mënyrë për të shmangur përplasje ndërmjet presidentit dhe qeverisë në të ardhmen.

 

Ndryshimi i propozuar

Në nenin 8, paragrafi 1, shtohet fjalia e dytë me këtë përmbajtje:

Presidenti i Republikës organizon ceremoninë e betimit jo më vonë se 10 ditë nga data e zgjedhjes, emërimit ose shpalljes të emëruar të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.

Nëse anëtari i Gjykatës Kushtetuese nuk thirret për të bërë betimin, pas përfundimit të këtij afati, ai kryen betimin në formë të shkruar dhe ia dërgon atë Presidentit të Republikës, organit të emërtesës dhe Gjykatës Kushtetuese.

Data e organizimit të ceremonisë së betimit ose data e dërgimit të betimit me shkrim, konsiderohet si dita e betimit dhe e fillimit të detyrës së gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese dhe përfshihet në dosjen e tij personale.

Në rast se gjyqtari nuk pranon të bëjë betimin, mandati i tij përfundon.

Tags: arta vorpsigjkkuvendpresident

TË LIDHURA

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

22:20 | 06/06/2026
Aktualitet

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026
Aktualitet

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026
Next Post

Tërmeti/ Ruçi thirrje për ndihmë: Burimet tona, të pamjaftueshme

Video përvëluese/ Meta mbërrin në Prokurorinë e Tiranës

Pafajësi apo burg për Salianjin/ Ish-deputetët e PD bëhen bashkë te gjykata







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com