Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Besa nuk u paragjykua, por thjeshtë nuk ishte për atë punë

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Besa nuk u paragjykua, por thjeshtë nuk ishte për atë punë

Nga: Mentor Kikia

Besa Shahini nuk preferoi të ikë në heshtje. Ajo ngacmoi një arsye si arsye, por që nuk mund të jetë arsye. Ajo tha se iku pasi ndjehej e paragjykuar si kosovare(për shkak të gjuhës, dialektit). Në fakt në Shqipëri të paragjykojnë për gjithçka. Edhe Nënë Terezën tua sjellësh sërish të gjallë, do tia gjejnë ndonjë kleçkë jo vetëm gjuhe, por edhe morali po deshe. Por ky nuk është shkak të ikësh nga vendi.

Megjithatë, Besa nuk u paragjykua si kosovare, edhe pse ushtria e facebook-isteve mund të kenë patur vërejtje. Padyshim që nuk është mirëpritur në brigadën qeveritare të Ramës, ashtu siç nuk do të mirëpritesha edhe unë, pasi në parti funksionin parimi që postet i merr ai që jep më shumë kontribut. Dhe në këtë drejtim, Besa dhe Gent Cakaj erdhën me lugë në brez, në një sofër të shtruar e të mbushur plot.

Në këtë këndvështrim ata që përpiqen të gjejnë arsye tek arsyeja më e paarsyeshme e kanë kot. Besa nuk është paragjykur. Por ajo, po, mund të gjykohet. Mund të gjykohet për pamundësinë për të bërë detyrën e ministres së arsimit. Ajo mund të jetë një grua e formuar mirë, nëpunëse e ndershme e korrekte, por s’kishte lidhje me një fushë kaq shumë të rëndësishme.

Kur mësova mbi eksperimentin “nacionalist” të Ramës mendova se tashmë Besa do të ketë për mision unifikimin e programeve mësimore, pasi mendoj se bashkimi i Shqipërisë me Kosovën do të ndodhë ju kur të hiqet trau në Morinë, por kur të bashkohet arsimi, kultura, ekonomia, e në fund edhe qeverisja.

Besa u ul në një karrige ku 100 vjet më parë ka qenë ulur Marash Ivanaj, një mendje madhështore që hodhi bazat e arsimit, të cilit ne sot spo lëmë gjë pa bërë për tia shkulur ato themele. Arsimi në Shqipëri nuk kishte nevojë për një “bojaxhi”, por për një “inxhinier” të fortë, që të mos projektojë lyerjen e shkollave, por të shtrojë një rrugë ku shkolla të ecë për dekadat e ardhëshme.

Sepse arsimi ynë ka degraduar.

Cilësia e mësimdhënies është mjerim, dhe prindërit kërkojnë ende mësuesit e ”komunizmit” në shkolla për tua besuar fëmijët.

Një sistem arsimor që ka zhbërë Shkencat e Natyrës, deri në atë farë feje, sa për të studiuar Psikologji duhej të fitojë pikët e konkursit, ndërsa për Fizikë e Matematikë, mjafton të shkruaje emrin, sepse auditoret ishin bosh.

Është një qark i mbyllur; “mësues të dobët – nxënës të dobët-studentë të dobët – dhe sërish mësues të dobët”.

Duhet një mendje revolucionare(nuk dihet kur apo nëse do ta gjejmë) që të mendojë për sot e 50 vjetët e ardhshme dhe jo për sot deri në zgjedhjet e ardhshme. Dhe Besa nuk kishte lidhje me këtë punë. Dhe jo sepse është nga Kosova.

Tags: besa shahiniedi ramamentor kikia

TË LIDHURA

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

22:41 | 11/08/2025
Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian
Analizë

Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian

12:36 | 06/08/2025
“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”
Editorial - Opinione

“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”

21:11 | 31/07/2025
Next Post
Çfarë ka në dorë NATO në zgjidhjen e konfliktit Greqi-Turqi

Çfarë ka në dorë NATO në zgjidhjen e konfliktit Greqi-Turqi

Besa Shahini dha dorëheqjen apo u shkarkua nga Rama? Ja çfarë thotë Taulant Balla

Besa Shahini dha dorëheqjen apo u shkarkua nga Rama? Ja çfarë thotë Taulant Balla

Vonesa të kota që pamundësojnë zgjedhjet e 25 prillit 2021

Vonesa të kota që pamundësojnë zgjedhjet e 25 prillit 2021

JU REKOMANDOJMË

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

22:35 | 19/08/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

14:52 | 21/08/2025
Sara Gjordeni humb shokun e saj në aksidentin e rëndë në Berat, shpëton gruaja e tij

Sara Gjordeni humb shokun e saj në aksidentin e rëndë në Berat, shpëton gruaja e tij

12:54 | 18/08/2025




TË FUNDIT

Banka zvicerane gjobitet për pastrim parash, vlera e krimit rreth 71 milion franga
Bota

Banka zvicerane gjobitet për pastrim parash, vlera e krimit rreth 71 milion franga

by mirseda
22:50 | 23/08/2025
0

Zyra Federale e Prokurorit të Zvicrës ka gjobitur bankën “Safra Sarasin” me 3.5 milion franga zvicerane (4.34...

Tragjedi gjatë xhirimeve të “Emily in Paris”, vdes në Venecia ndihmësregjisori Diego Borella

Tragjedi gjatë xhirimeve të “Emily in Paris”, vdes në Venecia ndihmësregjisori Diego Borella

22:45 | 23/08/2025
U hodhën nga varka në det, zhduken 12 emigrantë në Spanjë

U hodhën nga varka në det, zhduken 12 emigrantë në Spanjë

22:31 | 23/08/2025
“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

22:20 | 23/08/2025
Situata e zjarreve në vend/ Shuhen nëntë vatra, një tjetër nën monitorim nga zjarrfikësit

Situata e zjarreve në vend/ Shuhen nëntë vatra, një tjetër nën monitorim nga zjarrfikësit

21:58 | 23/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com