”Besa-Besë”/ Meta ”harron” dorëheqjen, poston foton me të birin

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka festë në familje, pasi djali i tij dhe kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhit, Besari ka ditëlindjen.

Kreu i shtetit ka postuar një foto me të, duke i dhënë dorën, ndërsa të dy shfaqen të buzëqeshur përballë objektivit të kameras.

Besa-Besë me Besarin sot për ditëlindjen e tij!,”-shkruan Meta krahas fotos së shpërndarë.

Presidenti Meta bëri një deklaratë të bujshme pak para zgjedhjeve, teksa tha se do të jepte dorëheqjen nëse kryeministri Edi Rama do të merrte 71 mandate pa cënuar votat.

Tashmë, Partia Socialiste pasi i fitoi zgjedhjet kërkon dorëheqjen e tij, por Presidenca është shprehur se Rama nuk i fitoi zgjedhjet me ndershmëri.