Çupi: Meta President i rrezikshëm për vendin, i gatshëm të sulmojë SHBA-në

Analisti Frrok Çupi, e ka cilësuar Presidentin e Republikës Ilir Meta, si rrezik për stabilitetin në vend.

I ftuar në ”Report TV”, Çupi u shpreh se Meta është i gatshëm për të sulmuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe të mbajë anën e faktorëve të tjerë rus apo islamikë.

Frrok Çupi: “Janë shtuar veprat antikushtetuese që e bëjnë edhe të rrezikshëm për Shtetin, është një instrument shumë i rrezikshëm që akoma nuk po e kuptojmë përse luan, për ta shkaktuar konfliktin kombëtar, në rajon, që është dhe arsyeja që SHBA organizoi edhe stërvitjen e madhe dhe nuk dihet se Ilir Meta luan për cilin drejtim. Unë mendoj se është i gatshëm të shërbejë si President i Republikës për të sulmuar Amerikën dhe për të mbajtur anën e faktorëve të tjerë rus apo islamikë. Ne kemi një president të rrezikshëm për kombin, një President anti-amerikan.”