Kryeministri Edi Rama ka mbërritur sot në Pukë, ku u takua me banorë dhe mbështetës të Partisë Socialiste. Megjithatë, ai pati një incident, teksa gjatë rrugës, qytetarë të Lezhës bllokuan rrugën duke mos lejuar kalimin e Ramës. Kështu, eskorta e tij u detyra të zgjidhte një tjetër mënyrë kalimi, për të zhvilluar takimin e planifikuar.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka nxjerrë pamje nga takimi i Ramës me banorë të Vaut të Dejës, teksa shkruan se qytetarët e Vaut te Dejës e braktisën Ramën.
“Edvin Kristaq Urrejtjen e braktisin qytetaret e Vaut te Dejes! Shikoni videon e qytetarit dixhital. Sb”, shkruan Berisha.