Ish-kryeministri Berisha, ka denoncuar atë që e cilëson si ‘mashtrim’ nga Rama. Dy ditë më parë, kreu i qeverisë postoi nje video të xhamisë së Gjin Aleksit në Rusan të Delvinës, ku shprehej se u rikontruktua nga qeveria.
Ndaj këtij statusi ka reaguar Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë, ku informon se kjo xhami është restauruar e tëra me fondin e Komunitetit Mysliman, dhe jo të Ministrisë së Kulturës siç thekson kryeministri Rama.
Statusi i Ramës
“MIRËMËNGJES ?
dhe me xhaminë e Gjin Aleksit në Rusan të Delvinës, monument kulture i kategorisë së parë, që i rikthyem shkëlqimin e harruar dekada me radhë ju uroj një fundjavë të mbarë! ?
Ja se çfarë shkruan Berisha:
Nje miremengjes per Edvin genjeshtren!
Nga Forumi per Mbrojtjen e Trashegimise!
Dje Edvin Kristaq Genjeshtra nisi diten me nje genjeshter taze.
Ai postoi nje video te xhamise se Gjin Aleksit shoqeruar me fjalet:
Miremengjes, dhe me xhamine e Gjine Aleksit ne Rusan te Delvines monumente kulture i kategorise se pare qe i rikthyem shkelqimin e harruar dekada me radhe ju uroj nje fund jave te mbare?
Ndaj kesaj genjeshtre ka reaguar menjehere ne Faktor.al Forumi per Mbrojtjen e Trashegimise ne te cilin denoncon genjeshtren taze te radhes te Edvin Kristaq Genjeshtres dhe informon se kjo Xhami eshte restauruar e tera me fondin e Komunitetit Musliman dhe jo te Ministrise se Kultures siç rrene Edvini.
Lexoni shkrimin e meposhtem ne Faktor.Al
Zbulohet mashtrimi i Ramës me restaurimin e xhamisë në Delvinë. Nuk u rikontruktua nga qeveria
E shtunë, Qershor 20, 2020
Ka përfunduar restaurimi i xhamisë Gjin Aleksi në Rusan të Delvinës. Ajo është monument kulture i kategorisë së parë. Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në facebook ka treguar pamjet e xhamisë pas restaurimit. Rama shkruan se puna e bërë i ktheu shkëlqimin xhamisë së harruar prej dekadash.
Por si qëndron e vërteta?
Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë përmes një komunikimi ka deklaruar se, restaurimi i xhamise se Gjin Aleksit eshte bere me fonde te Komunitetit Musliman Shqiptar dhe zbatuar nga nje kompani private dhe nen mbikqyrje te nje firme tjeter private.
Duke i uruar miremengjes komandantit, duam t’i sqarojme qe restaurimi i xhamise se Gjin Aleksit eshte bere me fonde te Komunitetit Musliman Shqiptar dhe zbatuar nga nje kompani private dhe nen mbikqyrje te nje firme tjeter private. Mburrja me nje restaurim me probleme teknike nuk i ben nder aspak qeverise. Nese komandantit do t’ia kishin treguar restaurimin nga brenda me siguri edhe ai vete do te kuptonte se si po i degradon IMK monumentet e kultures.
https://ëëë.faktor.al/