Edhe ish-kryeministri Berisha ka dhënë mesazhin e tij për Vitin e Ri 2020. Ai shprehet se viti 2019 ishte vit i rekordeve të zeza për Shqipërinë. Sipas tij, shqiptarët duhet të ngrihen kundër këtij regjimi, pasi po pengon integrimin e vendit. Po kështu, ish-kryeministri Berisha e konsideron minishengenin një thikë pas shpine të kryeministrit Edi Rama ndaj Kosovës.
Statusi
Videomesazh urimi per vitin e Ri 2020!
Viti qe po leme pas ishte per ne shqiptaret viti i rekordeve me te zeza ne keto 27 vite pluralizem.
2019-ta duhet te na ftoje ne te gjitheve te bashkohemi qe ky vit te mos na kthehet ne 2020. Por 2020 te jete nje vit i bardhe, nje vit i mbare, nje vit siç e duam, ne te cilin Shqiperia dhe shqiptaret te shpetojne nga rekordet e zeza, te çelin rrugen e bllokuar drejt Europes, kombi te qendroje i bashkuar ne idealet e tij europiane. Shqiptaret, te frymezuar nga parimet e lirise por dhe ne shembullin e bolivianeve qe permbysen narkoshtetin e tyre te paketojne Zoografin bis apo Esad Toptanin ne Beograd, te rikthejne ne Shqiperi vlerat e lirise dhe demokracise!
Uroj cdo shqiptar kudo qe gjendet dhe feston nderrimin e viteve, ne shtepi, lokal, detyre ne kujdes shendetesor apo dhe vuajtje denimi, te gjithve ; Gezuar Vitin e Ri 2020!
Nje vit te bardhe shprese dhe mbaresie per shqiptaret, femijet, familjet, miqte e tyre kudo qe festojne kete nate! GEZUAR! sb