Ish-kryeministri Sali Berisha tha sonte se prokuroria shqiptare ka brenda grupet kriminale më të rrezikshme të këtij vendi.
I ftuar sonte në emisionin “Real Story” të Sokol Ballës, Berisha deklaroi se prokurorët janë tregtarët më kriminelë të dosjeve. Lideri i historik i PD-së tha se institucioni i prokurorisë më i inkriminuar, ndoshta me shkallë inkriminimi me atë që ka pasur në diktaturë
“Mund të jem i vetmi kryeminister ose i vetmi njeri në Shqipëri që kam deklaruar se në prokurorinë e Shqipërisë janë grupet kriminale më të rrezikshme të këtij vendi
Në Prokurorinë shqiptare, pse? Edhe e kam thënë, sepse ata janë tregtarët më kriminelë të dosjeve. Dhe unë dija veprimtarinë e tyre të paimagjinueshme, nuk janë gjë gjykatësit se çfarë bënin prokurorët me kriminelët, si shisnin dosjet, gjobisnin…
Ka qenë dhe është institicioni më i inkriminuar, ndoshta me shkallë inkriminimi me atë që ka pasur në diktaturë, tani jo më politike, por biznes, shitje dosjesh. Prokuroria ka të drejtën ligjore të nisë kryesisht cdo hetim”, iu pergjigj Berisha pyetjes se perse denoncimet qe ben ne Parlament dhe media, nuk i referon ne Prokurori.