Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Berisha mundi Lulin, por dështoi përballë Voltanës

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Berisha mundi Lulin, por dështoi përballë Voltanës

Nga: Skënder Minxhozi

Fitorja e pretenduar elektorale e Sali Berishës në 6 mars e ka shkaktuar një tërmet. Por është tërmet i pjesshëm dhe me pasoja lokale. Ka dëmtuar rëndë zyrën e Lulzim Bashës, i ka thyer orenditë dhe ka plasaritur muret e selisë zyrtare të PD. Por ka dështuar të japë një sinjal politik me rezonancë kombëtare. Ka shkundur opozitën, jo pushtetin.

E gjitha kjo për një arsye shumë të thjeshtë numerike: Berisha ka mundur Bashën, por as që i është afruar fjala vjen Voltana Ademit, në bashkinë e vetme që fitoi, në Shkodër, qëkurse opozita ka marrë pjesë në një palë zgjedhje lokale. Le ta shpjegojmë numerikisht fitoren e vogël të Sali Berishës në Shkodër, pasi në bashkitë e tjera ai duhet të kënaqet me vendin e dytë. Në zgjedhjet e fundit lokale, në vitin 2015, kandidatja demokrate për Shkodrën Voltana Ademi mori 38,7 mije vota.

Siç dihet, në 2019 opozita i bojkotoi zgjedhjet. Duhet thënë se Voltana Ademi i mori rreth 39 mijë votat në kushtet kur aleanca PS-LSI bënte që ajo ta kishte përballë, e jo në krah, partinë e Ilir Metës. Dhe siç dihet LSI ka jo pak vota në Shkodër. Shtatë vjet më vonë shumë ujë ka rrjedhur nën urën e Bunës dhe shifrat e opozitës nuk janë aty ku ishin në vitin 2015. Megjithëse fitoren e mori sërish një kandidat i djathtë, Bardh Spahia.

Kryebashkiaku i ri mori në 6 mars 20.1 mijë vota me siglën e Shtëpisë së Lirisë. I mori duke pasur me vete edhe votat e LSI, që këtë radhë, siç ka ndodhur jo rrallë që nga viti 2004, ka ndërruar llogore. Spahia është pra sot më shumë se 18 mijë vota prapa Voltana Ademit, megjithëse Sali Berisha deklaron përditë se kjo ka qenë fushata e tij më e mirë për zgjedhjet lokale, qëkurse është në politikën aktive. Berisha e thotë me zë të plotë dhe me mburrje se është rikthyer. Dakord që është rikthyer, po në çfarë termash, në çfarë shifrash dhe përmasash? Po ndërton një strehë për vete, prej ku të vijojë sherrin me Amerikën, apo po përgatit fitoren ndaj Edi Ramës? Po ndodh e para, jo e dyta. Sali Berisha mund të jetë i kënaqur me veten, por duhet të pyesë demokratët, nëse ai premton rrëzimin e Ramës kur s’ka arritur të rrëzojë as Voltanën. Për ta plotësuar Vaterlonë e shifrave të së djathtës aktuale përballë zonjës që qeverisi Shkodrën në shtatë vitet e fundit, mund t’i shtojmë 20 mijë votave të Spahisë edhe 7.7 mijë votat e kandidatit të Lulzim Bashës. Sërish, të dyja fraksionet e sotme të PD-së rezultojnë më shumë se dhjetë mijë vota nën Voltana Ademin e vitit 2015.

Rezultati i Voltana Ademit shtatë vite më parë përbën një nivel fiziologjik mbështetjeje që PD ka në atë pjesë të vendit. Është një fakt i ditur se Shkodra dhe Vlora janë dy bastione që nuk ndërrojnë krah prej dekadash, secila në ngjyrën e vet politike.

Opozita e sotme duhet ta kishte atë rezultat si objektivin parësor, për të shpresuar për themele të shëndosha për projektin e rikthimit të saj në pushtet. Ajo që ndodhi është në fakt diçka krejt e ndryshme. Në 6 mars, si në Shkodër ashtu dhe në pesë bashkitë e tjera ku u votua, Berisha dhe Basha morën një leksion të hidhur për qorrsokakun ku e futën PD në vjeshtën e shkuar. Rënia në shifra e opozitës (në vend që të binte pushteti nëntëvjeçar i Edi Ramës), shënon batakun e rrezikshëm ku ka rënë e djathta, pas shpalljes non grata të Sali Berishës. I cili mund të këndojë sa të dojë fitoren në Shkodër, por duhet t’u thotë shkodranëve e shqiptarëve se çfarë fitoreje arriti: atë të menaxhimit të taksave bashkiake dhe të kanalizimeve të Shkodrës, apo fitoren që të çon në krye të shtetit në të ardhmen e afërt?!

Tags: bashaBerishaskender MinxhoziVoltana Ademi

TË LIDHURA

Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime
Editorial - Opinione

Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime

09:04 | 02/12/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?
Editorial - Opinione

A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?

13:19 | 21/11/2025
Next Post
Video/Ruçi ndërpret seancën me kërkesë të PD, Balla: Të presim sa të zgjohet Luli!

Basha: Ish-anëtari i bandës së Lushnjës mori përsipër biznesin e plehrave

Ahmetaj vë me ‘shpatulla pas murit’ Berishën: Nuk bëri rrugë, por tendera!

Inceneratorët/Ahmetaj: Shqipëria në 2013 ishte katandisur në mal plehrash

Fati i Ukrainës u vulos në Budapest, 30 vjet më parë

Fati i Ukrainës u vulos në Budapest, 30 vjet më parë







JU REKOMANDOJMË

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
“Pantallona 400 euro dhe tuta 1000 euro”/ Braçe në Komisionin e Ekonomisë: Të gjithë turren deputeti

“Pantallona 400 euro dhe tuta 1000 euro”/ Braçe në Komisionin e Ekonomisë: Të gjithë turren deputeti

11:11 | 27/11/2025




TË FUNDIT

I dënuar me 45 vite burg, Trump firmos faljen për ish-presidentin e Hondurasit
Bota

I dënuar me 45 vite burg, Trump firmos faljen për ish-presidentin e Hondurasit

by mirseda
22:19 | 02/12/2025
0

Presidenti Donald Trump ka falur ish-presidentin e Hondurasit Juan Orlando Hernandez, duke e liruar atë nga një...

Protestat masive “ndezën” Sofjen, qeveria e Bullgarisë “dorëzohet” dhe heq dorë nga rritja e taksave

Protestat masive “ndezën” Sofjen, qeveria e Bullgarisë “dorëzohet” dhe heq dorë nga rritja e taksave

21:45 | 02/12/2025
Rama në Vjenë, i ftuar nderi në Konferencën “Time To Decide Europe 2025”

Rama në Vjenë, i ftuar nderi në Konferencën “Time To Decide Europe 2025”

21:27 | 02/12/2025
Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë, KQZ nuk certifikon Listën Serbe

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë, KQZ nuk certifikon Listën Serbe

20:57 | 02/12/2025
EMRI/Lezhë: Sherri ndaj të riut dyshohet për një vajzë

EMRI/Lezhë: Sherri ndaj të riut dyshohet për një vajzë

20:26 | 02/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com