Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Berisha konfirmon koalicionin me LSI-në, për zgjedhjet e pjesshme vendore

3 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Berisha konfirmon koalicionin me LSI-në, për zgjedhjet e pjesshme vendore

Ish-kryeministri Sali Berisha ka prezantuar sot 6 kandidatët e tij, për zgjedhjet e pjesshme në 6 Bashki në datën 6 mars, të cilët u zgjodhën dje nga primaret e organizuara nga Komisioni i Rithemelimit. Berisha deklaroi se ato kanë mbështetjen e bazës së partisë, dhe se dje u shënua aplikimi i një standardi që nuk ka egzistuar ndonjëherë në Shqipëri. Në krah të 6 kandidatëve, Berisha tha se ata morën besimin e anëtarësisë së PD, dhe do të punojnë për të fituar të 6 Bashkitë më 6 mars.

“Falenderoj ata mijëra e mijëra anëtarë të PD, që me votën e tyre të lirë bënë histori. Ata sollën sot këtu para jush, për herë të parë në historinë e pluralizmit politik në Shqipëri, kandidatë që janë propozuar, votëbesuar e përzgjedhur tërësisht nga anëtarësia e PD. Këto nuk janë primaret e para, pasi primaret e para në historinë e PD janë zhvilluar në vitin 2000 me qeveritarët vendorë.

Por, këto janë primaret e para, në të cilat çdo kandidat është produkt dhe atribut i anëtarësisë së PD. Asnjëri nga këta zotërinj që shihni këtu, nuk janë kandidatë të Sali Berishës apo të KomisioniT të Rithemelimit të PD, por janë të gjithë të propozuarit e bazës së partisë, që kanë mbështetjen absolute totale të Komisionit të Rithemelimit të PD dhe të Sali Berishës. Kjo është diferenca e madhe, kjo i bën këto primare më demokratiket të zhvilluara në ndonjë vend dhe mund t’iu them, se dita e djeshme shënoi aplikimin e një standardi të paparë, që nuk ka ekzistuar ndonjëherë në Shqipëri.

Dita e djeshme shënoi shkëputjen përfundimtare të PD nga praktikat jo transparente, të dyshimta, të errëta, të përdorura në tetë vite nga Lulzim Brava dhe shënoi mbajtjen e një premtimi të bërë anëtarësisë së PD katër muaj më parë, dhe të sanksionuar në statutin e kësaj partie në Kuvendin e Rithemelimit të datës 11 dhjetor, të drejtën e anëtarëve për të përzgjedhur përfaqësuesit e tyre në qeverinë vendore, në Parlament, në drejtim të PD në degët e tyre, por edhe kryeministrin e tyre.

Kjo garë e djeshme u zhvillua brenda standardeve më të mira të zgjedhjeve të lira, në këtë garë kanë marrë pjesë 21 kandidatura në rrethet Shkodër, Durrës, Peshkopi, Vorë, Lushnjë e Rrogozhinë, nga të cilat këtu kemi 6 fituesit e garës.

Falenderoj kandidatët për punën e shkëlqyer dhe besimin që morën nga anëtarësia e PD. I siguroj që ne do bëjmë gjithçka në mbështetje të tyre, që ata më 6 mars të jenë qytetarë të parë të Bashkive, në të cilat garojnë. Falenderoj të gjithë ekipin, Komisionin e Rithemelimit, atë të Procedurave Zgjedhore, për punën e madhe që bënë në një kohë të shkurtër në realizimin e këtij procesi”, tha Berisha.

Ja kush janë 6 kandidatët e PD për zgjedhjet e 6 marsit

Komisioni i Rithemelimit ka prezantuar 6 kandidatët që fituan në primaret e 30 janarit në bashkitë e Shkodrës, Dibrës, Vorës, Durrësit, Rrogozhinës dhe Lushnjes.

Bardh Spahia, Shkodër, mjek kirurg

Dje kam asistuar në një prej garave më të jashtëzakonshme. U bëra pjesë e një dite të historike, jo veç për PD, por për politikën shqiptare. Gara e djeshme e realizuar nga struktura jonë e PD, ishte shpresëdhënëse për të ardhmen e cila riktheu edhe njëherë rëndësinë e jashtëzakonshme, rëndësinë e votës së lirë të qytetarëve të lirë të këtij vendi. Kjo është e drejta absolute e tyre për të vendosur për ata që do ti përfaqësojnë ata në institucione lokale e kombëtare. Interes i jashtëzakonshëm i qytetarëve shkodranë që në orët e para të mëngjesit deri në orët e darkës.

Jam krenar unë dhe duhet të ndihet krenar çdo demokrat që u bë pjesë e një dite historike. Vendimmarrja tani është kthyer tek qytetarët.

Ardian Muka, Durrës, urbanist

Përgëzoj të gjithë demokratët durrsakë të cilët në primaret e djeshme, shprehën me votën e tyre, në një proces transparent, demokratik, vlerat më të mira qytetare dhe demokratike. Jam anëtar i PD prej 15 vitesh, dhe simpatizant prej 30 vitesh. Sfida jonë në Durrës është pak e veçantë, pasi prej 22 vitesh ne nuk e kemi si e djathtë këtë qytet. Jam i bindur 100% që kësaj radhe Durrësi do të jetë i qytetarëve.

Elton Bano, Lushnje, jurist

Kontributet e mia në PD kanë nisur që në vitet 1990. Që prej 1997 jam kontribuues edhe në fushatat e PD. Dje isha pjesëmarrës i një procesi të jashtëzakonshëm, i primareve, që demokratët votuan për kandidatin që ata menduan se do ti përfaqësojë me mirë në Bashkinë e Lushnjes. Falenderoj pjesëmarrësit në votime dhe kandidatët e tjerë që morën pjesë në garë. Do ta fitojmë Bashkinë e Lushnjes dhe do ti rikthejmë qytetit vlerat që i kanë munguar. Qyteti im nuk është qyteti i krimit dhe korrupsionit, është qyteti i artit, kulturës, sportit, ngjarjeve historike. Është qyteti i Kongresit të Lushnjes. Ftoj qytetarët të bëhen pjesë e garës së 6 marsit.

Premtim Kryemadhi, Dibër, arsimtar

E kam nisur karrierën në PD, që në vitet 1990, duke mos kapërcyer hallkat. Kam qenë nënkryetar i PD-së në Dibër, kam drejtuar Këshillin Bashkiak, drejtorinë arsimore të Peshkopisë. I falenderoj demokratët e Dibrës që dje edhe pse në temperatura shumë të ulëta, erdhën dhe votuan masivisht edhe më shumë se ditën e referendumit. Ne jemi menaxhuar keq nga qendra. Në 25 prill unë isha kryetar i KZAZ-së, dhe kishim më shumë se 2500 vota se herën e fundit, por ne përfaqësohemi me vetëm 1 deputet. Demokratët e Dibrës do ta marrin Bashkinë në 6 mars.

Lulzim Vrana, Vorë, ekonomist

Jam pjesë e PD që në krijimin e saj. Jam fitues i primareve në Vorë. Falenderoj të gjithë demokratët, jo veç ata që më votuan mua, po të gjithë ata që morën pjesë. Jam dhe do të jem përfaqësues i qytetarisë së Vorës. Do të jem gjithmonë përfaqësues i tyre.

Hekuran Xhani, Rrogozhinë, mjek veteriner

Student i dhjetorit 1990, anëtar i PD-së si në universitetin bujqësor të Tiranës, kur isha në shkollë edhe në vendin tim të banimit. Kam qenë sekretar i seksionit të Luzit të madh, që për 30 vite ka mbështetur PD-në. Falenderoj grupin organizator për procesin e djeshëm. Garantoj të gjithë demokratët e Rrogozhinës se ashtu e ndershme siç ishte gara e djeshme, ashtu do të jenë edhe shërbimet që ata do të marrin nga Bashkia.

Ish-kryeministri Sali Berisha konfirmoi se kandidatët e tij për zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashki të vendit do të garojnë në koalicion me LSI-në, me emrin e përbashkët “Shtëpia e Lirisë”.

“Si koalicion, pa diskutim po. LSI është pjesë e këtij koalicioni dhe po shikohen modalitetet që ka ligji, sepse ligji ka ca modalitete absurde. Po negociohet me parti të tjera. Ka një përcaktueshmëri ligjore sa duhet të jenë, se nuk mund të jenë më shumë, po merret një grup me këtë çështje”, tha Berisha.

“Ky është një revolucion, nuk regjistrohen me një logo. Koalicioni do të quhet “Shtëpia e Lirisë”. Do të ketë logon e vetë. Gjë e cila është normale në çdo koalicion, logoja nuk është më e partisë por e koalicionit. E them këtu. Është një konfiskim nga narko-shteti, dhe Edi Rama do e paguajë shtrenjtë”, u shpreh Berisha.

Tags: BerishakoalicionlsiPD

TË LIDHURA

“PD duhet të bëjë një analizë”/ Flet politologu: Berisha nuk është më i besueshëm
Aktualitet

“PD duhet të bëjë një analizë”/ Flet politologu: Berisha nuk është më i besueshëm

16:37 | 29/05/2025
I akuzuar për korrupsion ndaj funksionarëve të drejtësisë, Gjykata e Posaçme merr vendimin për Nikolin Nikën
Aktualitet

I akuzuar për korrupsion ndaj funksionarëve të drejtësisë, Gjykata e Posaçme merr vendimin për Nikolin Nikën

16:34 | 29/05/2025
Posedonte dy armë zjarri pa leje, pranga 64-vjeçarit në Korçë
Aktualitet

Posedonte dy armë zjarri pa leje, pranga 64-vjeçarit në Korçë

16:28 | 29/05/2025
Next Post
“Koalicioni non grata”, Haklaj i kujton Berishës notën e protestës nga Rusia

"Koalicioni non grata", Haklaj i kujton Berishës notën e protestës nga Rusia

Kënga e Beatrix-ës në shtëpinë e “Big Brother”, Einxhel nuk mban dot lotët

Kënga e Beatrix-ës në shtëpinë e “Big Brother”, Einxhel nuk mban dot lotët

PD në kërkim të një pazari për reformën

Berisha shpalli aleancën me LSI-në, reagon PD-ja

JU REKOMANDOJMË

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:18 | 27/05/2025
”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

22:15 | 23/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

“PD duhet të bëjë një analizë”/ Flet politologu: Berisha nuk është më i besueshëm
Aktualitet

“PD duhet të bëjë një analizë”/ Flet politologu: Berisha nuk është më i besueshëm

by mirseda
16:37 | 29/05/2025
0

I ftuar ditën e sotme në një intervistë televizive politologu Ermal Hasimja komentoi situatën politike në vend...

I akuzuar për korrupsion ndaj funksionarëve të drejtësisë, Gjykata e Posaçme merr vendimin për Nikolin Nikën

I akuzuar për korrupsion ndaj funksionarëve të drejtësisë, Gjykata e Posaçme merr vendimin për Nikolin Nikën

16:34 | 29/05/2025
“Finalja e Champions mjaft interesante, pres ndeshje të hapur”

“Finalja e Champions mjaft interesante, pres ndeshje të hapur”

16:33 | 29/05/2025
Posedonte dy armë zjarri pa leje, pranga 64-vjeçarit në Korçë

Posedonte dy armë zjarri pa leje, pranga 64-vjeçarit në Korçë

16:28 | 29/05/2025
Inter, Barella: Jemi gati, duam suksesin në Champions

Inter, Barella: Jemi gati, duam suksesin në Champions

16:24 | 29/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com