E hënë, 14 Qershor, 2021
14.5 C
Tirana

Berisha jep ‘alarmin’: Holanda voton rikthimin e vizave për shqiptarët

Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan se parlamenti i Holandës ka votuar rikthimin e vizave për shqiptarët. Në një postim në Facebook, Berisha e quan këtë një ndëshkim të rëndë për Shqipërinë, ndërsa sipas tij tashmë rrezikojmë edhe lëvizjen e lirë në Europë.

Sipas ish-deputetit, parlamenti i Mbretërisë së Holandës miratoi me shumicë votash propozimin e tre grupeve parlamentare për rivendosjen e vizave për shtetasit shqiptarë për shkak të kriminalitetit në rritje dhe emigracionit ilegal.

Postimi i plotë i Berishës:

Nje ndeshkim i rende per Shqiperine!

Parlamenti i Mbreterise se Hollandes voton rikthimin e vizave per shqiptaret.

Te dashur miq, nga Edvin Kristaq Krimi, narkoqeveria dhe narkoshteti i tij shqiptaret jo qe nuk do te hapin negociatat me BE por rrezikon shume seriozisht te humbasin nje nder arritjet me te medha te jetes tyre, levizjen e lire ne Europe, Hapsiren e Shengenit.

Dje parlamenti i Mbreterise se Hollandes me kerkes te tre grupeve parlamentare konkretisht te Partise Kristian Demokrate, Partise Socialiste, dhe Partia e Lirise votoi dhe miratoi me shumice votash propozimin e ketyre grupeve per rivendosjen e vizave per shtetasit shqiptar per shkak te kriminalitetit agresiv dhe ne rritje si dhe emigracionit ilegal.

Keshtu Shqiperia e narkoshtetit te Edvin Kristaq Krimit behet vendi i pare per te cilin votohet nga nje vend anetar i BE rikthimi i vizave per qytetaret e saj. Po rikujtoj ketu se ne viti 2010 qeveria e Mbreterise se Hollandes ka qene mbeshtetes kryesore i yni per heqjen e vizave. Por rritja e madhe e kriminalitetit me origjine shqiptare dhe numrit te azilkerkuesve detyruan ne vitin 2017 agjenesite ligjzbatuese te Mbreterise se Hollandes t’u kerkojne autoriteteve te tyre vendimarrese rikthimin e vizave per shqiptaret. Rendimi i metejshem i ketyre problemeve sollen ne votimin e djeshem qe perben ne rast zbatimi nje ndeshkim tejet te hidhur per shqiptaret. sb

Lexo edhe :   Me rikthimin e Berishës, “fitojnë të gjithë”
Lexo edhe :   Me rikthimin e Berishës, “fitojnë të gjithë”

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Një ditëlindje dhe një ditëvdekje

Nga Sokol Balla Gramoz Ruçi bën 70 vjeç në dhjetor, por zëre se ditëlindja e tij ka qënë dje. Tre dekadat e jetës politike të...

Euro 2020/ Hollanda mund Ukrainën në ndeshjen emocionuese me 5 gola

Takim i mbrëmjes, ai midis Hollandës dhe Ukrainës është mbyllur me vrull pasi plot 5 gola u shënuan në pjesën e dytë. Hollanda fitoi...

Gurët e tëmthit, shkaktarët dhe të rrezikuarit

Gurët e tëmthit formohen kur lëngu i grumbulluar në fshikëzën e tëmthit mpikset ose ngurtësohet në copa të vogla materiali të ngjashme me gurët....

Takimi Rama-Blinken, ja marrëveshja e nënshkruar. Fjala e Blinkenit dhe Ramës

Kryeministri Edi Rama dhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken kanë zhvilluar një takim në Bruksel ditën e sotme. Fryt i këtij takimi ishte marrëveshja...

Itali/ Ngjarje tragjike në Romë, 4 viktima mes tyre autori dhe 2 të mitur

Një burrë i moshuar, 84-vjeçari Salvatore Ranieri, dhe dy vëllezër të moshës 5 dhe 10 vjeç, David dhe Daniel Fusinato, u vranë në Konsorciumin...