Ish-kryeministri Berisha ka inkurajuar protestuesit, që të vijojnë sulmin ndaj institucioneve. Ai i mëshon fort faktit se protesta do të vijojë deri në fitore.
“Protesta do të vazhdojë deri në fitore. Protesta do të vijojë deri në rrëzimin e regjimit që e ka shndërruar Shqipërinë në vendin, ku çdo 3 ditë zhduket një fëmijë; që e ka shndërruar në epiqendër të krimit dhe drogës.
Antimitingjet e Ramës ngjasojnë me kortezhe të përmortshme. Rama është politikisht i ngordhur”, shprehet Berisha.
Teksa u pyet mbi deklaratat e sotme të Stoltenberg, që kërkonte dialog nga palët, Berisha u përgjigj: “Sigurisht dialog, por Rama nuk njeh gjuhën e dialogut, por gjuhën e dajakut. Në lidhje me ndikimin rus, Stoltenberg e di që Rama i ka dhënë naftën mikut të ngushtë të Putinit, edhe bankat”, tha më tej ai.
Kreu i NATO-s “shuplakë” Bashës dhe Kryemadhit: Dhuna e papranueshme!