Mbërrin në shtatë numri i efektivëve të lënduar, si pasojë e sulmit të protestuesve, të cilët kanë hedhur mjete të forta e piroteknike drejt parlamentit. Lajmin e ka dhënë ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, në një postim në Twitter, ndërsa paralajmëron se do ketë përgjegjësi para ligjit.
“Ka mbërritur në 7 numri i policëve të plagosur nga sulmi i militantëve të Lulzim Bashës. Për këtë do të ketë përgjegjësi përpara ligjit.”, shkruan Lleshaj.
Më herët, policia reagoi ndaj sulmit duke përdorur gaz lotsjellës dhe ujë.
Po ashtu, nga protesta janë lënduar dy qytetarë dhe një operator.
Ka mbërritur në 7 numri i policëve të plagosur nga sulmi i militantëve të Lulzim Bashës.
Për këtë do të ketë përgjegjësi përpara ligjit.— Sandër Lleshaj (@SanderLleshaj) June 2, 2019