Kapsolla, fishekzjarrë e flakadanë janë hedhur në drejtim të Kuvendit. Qytetarët vijojnë të godasin me sende të forta në drejtim të policisë, ndërsa brohorasin “Rama ik!”.
Nga pamjet e siguruara nga “Tirana Today”, shihet një tjetër person i plagosur. Ende nuk ka informacione se kush është qytetari në fjalë, dhe se nga çfarë është plagosur.
Policia, për të shpërndarë turmën ka përdorur gaz lotsjellës, për ti larguar nga perimetri i rrezikut. Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme, qytetarët kanë vijuar qëndresën.