Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Berisha fitoi, poshtë Berisha

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Andi Bushati

Noterizimi i fitores së Sali Berishës përmes votimit të 22 majit, një vit pasi ai u fshikullua nga “non grata” amerikane, është një nga revanshet më spektakolarë të pluralizmit shqiptar. Për nga përmasa e përmbysjes dhe aftësia për të rilindur nga hiri, ai mund të krahasohet vetëm me “katharsisin” e Nanos në fillim vitet 2000.

Figura emblematike e socialistëve kapërceu ylberin pasi u përball me atë pjesë të partisë së tij që pati kapur qeverinë, ndërsa lideri historik i demokratëve e bëri këtë duke patur mbi shpinë peshën e verdiktit të Departamentit të Shtetit. Kjo dëshmon edhe njëherë, se në partitë tona tradicionale, që lindën mbi gërmadhat e dikktaturës, pesha e kultit të individit është ende e vështirë për tu shkulur.

Natyrisht, Berisha fitoi edhe prej kësaj. Fitoi sepse për 30 vite me radhë ndërtoi një parti personale të dominuar vetëm prej tij. Fitoi se la si pasardhës një bir plangprishës, që mbeti gjithmonë në hijen e babait, të cilin nuk e vrau dot kurrë realisht. Fitoi se krijoi lidhje gati incestuale me familjen e tij politike, që dukej haptas në përqafimet pasionante të foltoreve dhe për mënyrën gati mbinjerëzore, se si kujtonte me emër dhe mbiemër, në ritakimet pas një kohe të gjatë, themeluesit e tre dekedave më parë.

Por, shkaqet e suksesit të tij nuk duhen kërkuar vetëm tek marëdhënia gati tribale që ai ka vendosur me fanatikët e vet. Ai është i lidhur ngushtë edhe me padrejtësinë që iu bë për ta përjashtuar nga PD-ja. Shumëkush nga ata që kishin gjetur paqe pas tërheqjes së Berishës, nuk e kapërdinë dot trajtimin si dele që do të “hanin bar”, nëse nuk ndaheshin njëherë e mirë me të.

Shumë demokratë, që se kanë vënë asnjëherë në diskutim SHBA-në, nuk e kuptonin dot politikën me dy standarte të Ushingtonit, që hakmerrej për bëmat e qeverive të para dhjetë viteve, por shpallte kampionë të demokracisë bandën e tanishme të kleptokratëve. Ata nuk e pranonin dot se si Departamenti i Shtetit mund të shpallte “minues të demokracisë” idhullun e tyre, menjëherë pasi kishte njohur dhe përshëndetur mandatin e tretë “historik” të Edi Ramës.

Berisha u rikthye ndoshta edhe sepse ai kishte lënë pas vetes një humnerë të pambushëshme nga askush. Opozita e këtyre tetë viteve, ishe e dobët, e vakët, shpesh kompromisaxhie deri në meskinëri dhe shpesh tragjike deri në keqardhje. PD u bë një parti që e përqeshnin kur hiqej si tolerante dhe që se merrnin seriozisht kur pozonte si radikale. Si rezultat i kësaj, ajo shkoi nga disfata në disfatë, e pafatë që të ndalonte duart e Edi Ramës mbi vjedhjen dhe blerjen e votave.

Pra të tre këto faktorë, edhe hija e kultit të personalitetit edhe asimetria e Uashingtonit edhe telendisja e atyre që la pas, qenë determinuese në një nga revanshet më të forta politike, që do të mbahet mend nga librat e historisë.

Magjia e foltoreve që kulmoi në kuvendin e 11 dhjetorit dhe pastaj rezultati i 6 marsit, i kanë rrënjët tek ky trekëndësh.

Por, po të analizohen me kujdes, të tre brinjët e tij rezonojnë me të shkuarën: Si lidhja që lideri historik ka vendosur me militantët, si bëmat për të cilat e akuzoi sekretari Blinken, si përcaktimi i pasardhësit që formatoi më pas linjën opozitare, janë histori që datojnë, në rastin më të mirë, këtu e dhjetë vite më parë.

Pra, në këtë kuptim, finalizimi i fitores së 22 majit ishte një betejë me fantazmat e së shkuarës, ishte ngadhënimi mbi një hapsirë dhe një kohë të cilat ai i ka dominuar.

Deri të dielën që sapo kaloi Berisha arriti të tregojë se ka shumicën në parti dhe se pjesa më e madhe e votuesve opozitarë i besojnë atij më shumë se kujtdo tjetër. Por nga sot e tutje fillon një histori e re, sepse dilema për Berishën nuk është se sa i zoti është për të dominuar të djeshmen, por se sa fuqi ka për të ndërtuar të nesërmen.

Dhe arkitektura e së ardhmes nuk mund të projektohet pa bashkim. Pikërisht kjo është pika që triumfi e Berishës mund ti ngjajë atij të Pirros. Në garën që e ktheu atë kryetar, ai konkuroi pothujse i vetëm. Ajo u bojkotua nga ⅔ e deputetëve. Që prej ditëve të lavdishme të foltores, në radhët e grupimit të saj nuk është shtuar as një ligjvënës i ri. Beteja e fundit politike, ajo për zgjedhjen e presidentit tregoi se grupi parlamentar i PD-së është i përçarë, deputetët e saj shpesh në shërbim të qeverisë dhe shpesh, thjeshtë apatikë.

A mundet të mbijetojë një opozitë e tillë? A ka kohë ajo të shndërrohet në alternative për zgjedhjet lokale që janë në më pak se brenda një viti? A nxjerr dot ajo në këtë klimë përçarëse një kandidat të besueshëm, ta zëmë, për Tiranën? A i dërgon ajo dot sinjale pjesëve të tjera të shoqërisë, kur nuk ka ditur të gjejë fjalën mes vetes? A mund të pengojë ajo, le të themi, skenarë si ai që Rama organizoi me opozitën fallco, duke marrë avantazhe elektorale për vete?

Sali Berisha nuk ka përgjigje për asnjë nga këto dilema. Natyrisht jo vetëm për faj të tij. Ai ka përballë një pushtet që korrupton dhe një makineri diplomatike që shantazhon.

Pavarësisht nga rethanat, në politikë i rëndësishëm është rezultati. Dhe sot askush nuk vë dot bast se Sali Berisha është njeriu i duhur për të drejtuar opozitën në këtë periudhë të amullt. Mbreti i së shkuarës nuk jep asnjë garanci se mund të bëjë edhe princin e së ardhmes. Prandaj sa do i paparë dhe spektakolar të jetë kulmimi i rrugës së tij deri në këtë 22 maj, ai ka më tepër aromën e një revanshi personal. Një gjë është e sigurtë: Berisha për vete triumfoi, por askush ende nuk di të thotë nëse kjo do të jetë edhe fitorja e atyre që e ndoqën, besuan dhe mbështetën. /Lapsi.al

Tags: ANDI BUSHATIBerishaPD

TË LIDHURA

Aktualitet

“Po jetojmë kohë të pasigurta”, Antonio Costa: Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

13:07 | 02/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Aktualitet

ODIHR opinion urgjent mbi ligjin për financimin e partive politike: Më shumë transparencë

10:23 | 14/05/2026
Next Post

SS e Adolf Hitlerit: Si u bënë kriminelë njerëzit e zakonshëm?

Shkencëtarët: Shikimi i tepërt i televizorit, shtytësi kryesor i sëmundjeve të zemrës

Shokohet turistja amerikane, dy këmbë gaforreje 600 euro në Mykonos







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

“Poshtë Qeveria, dorëheqje!”- Qytetarë të shumtë i bashkohen protestës në Korçë

by mirseda
21:16 | 06/06/2026
0

Protestave masive brenda dhe jashtë vendit i janë bashkuar për të disatën ditë radhazi edhe qytetarët e...

Mësuesi i historisë në protestë: Kolegë, dilni në krah të nxënësve tuaj!

21:00 | 06/06/2026

Rama mediave ndërkombëtare: Protesta për Zvërnecin s’i kaloi 8 mijë pjesëmarrës

20:54 | 06/06/2026

“Onkologjiku është një Auschwitz”/ Fjalimi rrëqethës i pacientit me kancer në protestë

20:22 | 06/06/2026

Atmosferë festive në Shijak, motoristë nga 50 vende të botës marrin pjesë në Motofest

20:14 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com