Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Berisha: Edi Rama ka shpirt katran/ Të ngrihemi fuqishëm, ta përmbysim

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Berisha: Edi Rama ka shpirt katran/ Të ngrihemi fuqishëm, ta përmbysim

Ish-kryeministri Sali Berisha teksa ishte i pranishëm në aktivitetin e përvitshëm të Akademisë Politike, të organizuar nga Forumi Rinor i PD, nuk kurseu akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, të cilin e akuzoi se po tenton të vrasë dhe të varë fjalën e lirë përmes paketës “anti-shpifje”.

Sipas tij, Rama e ka shpirtin katran dhe po tallet me fatkeqësinë natyrore të tërmetit të 26 nëntorit.

Berisha iu bëri thirrje qytetarëve që të ngrihen për të përmbysur sa më parë qeverinë e Ramës.

“Ju drejtohet mediave si qenefe. U drejtohet gazetarëve si kazan dhe hale.

Më thoni ju miqtë e mi: a ekziston ndokund ky standard në Evropë, në hapësirën e OSBE, unë druaj se përveç Koresë së Veriut dhe Venezuelës një standard i tillë nuk ekziston. Ky person do të marrë në 1 janar kryesinë e OSBE. Ju jeni të rinj dhe uroj që mos të keni armiq.

Kenedi thoshte dikur se e keqja më e madhe është: tirania, sëmundja dhe varfëria, mjerimi. Por unë dua t’u them ju se armiku i njeriut është ai që dhunon fjalën e lirë, ai është i aftë të kryejë çdo krim.

Ky në Shqipëri e ka emrin Edi Rama. Ai fillon me fjalën dhe vazhdon me çdo krim me radhë dhe ky në Shqipëri është Edi Rama. Ky është kthyer në genet e të atit të tij. Nuk marr unë kurrë përgjegjës djalin për babën. Jo!

Por kur djali manifeston në mënyrë identike paderën e të atit sigurisht ju rikujtoj. I ati i tij firmoste varjen në litar të poetit disident Havzi Nela.

Pra varte në litar fjalën e lirë. I biri i tij në vitin 2019 do të varë në litar, portalet, mediat. Ka sjellë në parlament ligjin, në të cilin sillet si xhelat ndaj fjalës së lirë. Kjo është emergjencë kombëtare, aq sa është tërmeti për ta përmbysur sa më parë. Ky bën spastrim etnik të Shqipërisë, zbon dhe përzë të rinjtë shqiptarë me çdo mënyrë.

Ky ka bllokuar rrugën për në Evropë, nuk respekton asnjë standard, por pret një minutë e më parë që të përmbyset nga ju.

Ky po tallet me qindra dhe mijëra qytetarë, që po vuajnë nga tërmeti. Ky meriton të dërgohet menjëherë në gjykatë për talljen që bën. Ju përgëzoj me nderim të madh për të mbështetur qytetarët në nevojë.

Një qeveri që për tre javë shpenzon 60 mijë euro, është një qeveria që kryen një krim të shëmtuar para popullit të vet. Sot janë mijëra fëmijë që flenë nëpër çadra. Ai nuk ka shpirt, ai ka shpirt katran, ai çdo gjë që bën, e bën për show.

Të ngrihemi fuqishëm, se tërmeti ishte një fatkeqësi natyrore, Edi Rama është fatkeqësi kombëtare, politike, sociale dhe e të gjitha llojeve”, tha Berisha.

Tags: Berishaedi ramafuqishëmshpirt katran

TË LIDHURA

Lëvizte me pistoletë dhe municion luftarak në Ksamil, arrestohet i riu nga Kosova
Aktualitet

Lëvizte me pistoletë dhe municion luftarak në Ksamil, arrestohet i riu nga Kosova

16:41 | 08/07/2025
Rama kërkon dorëheqjen e drejtorëve të Bashkisë Fier pas goditjes në Vlorë
Kryesore

Rama kërkon dorëheqjen e drejtorëve të Bashkisë Fier pas goditjes në Vlorë

16:38 | 08/07/2025
Rama flet për shkarkimet në Vlorë: Të gjithë drejtorët do të jenë të rinj, aplikoni
Politikë

Rama: Mungesa e ujit në Vlorë e papranueshme, shkak paaftësia dhe paturpësia

14:44 | 08/07/2025
Next Post
Kujtoi se e ka braktisur/ Odesa takon nënën biologjike, zbulon arsyen tronditëse

Kujtoi se e ka braktisur/ Odesa takon nënën biologjike, zbulon arsyen tronditëse

Basha: Rama do paraqesë 2 projektligje, janë shpallje lufte ndaj fjalës së lirë

Basha: Rama do paraqesë 2 projektligje, janë shpallje lufte ndaj fjalës së lirë

Plagosje me armë zjarri në Elbasan, dyshohet përplasje mes bandave

U përplas nga një automjet, ndërron jetë në Spitalin e Traumës 68-vjeçari

JU REKOMANDOJMË

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Hyri me forcë në pistën e aeroportit, burri thithet nga motori i avionit
Bota

Hyri me forcë në pistën e aeroportit, burri thithet nga motori i avionit

by mirseda
16:48 | 08/07/2025
0

Aksident dramatik këtë të martë në aeroportin Orio al Serio (Bergamo), ku një burrë vdiq pasi u...

Lëvizte me pistoletë dhe municion luftarak në Ksamil, arrestohet i riu nga Kosova

Lëvizte me pistoletë dhe municion luftarak në Ksamil, arrestohet i riu nga Kosova

16:41 | 08/07/2025
Rama kërkon dorëheqjen e drejtorëve të Bashkisë Fier pas goditjes në Vlorë

Rama kërkon dorëheqjen e drejtorëve të Bashkisë Fier pas goditjes në Vlorë

16:38 | 08/07/2025
Rama flet për shkarkimet në Vlorë: Të gjithë drejtorët do të jenë të rinj, aplikoni

Rama: Mungesa e ujit në Vlorë e papranueshme, shkak paaftësia dhe paturpësia

14:44 | 08/07/2025
Vrau bashkëshorten në Greqi/ Gjykata merr vendimin për shqiptarin, ja sa vite burg u dënua

Vrau bashkëshorten në Greqi/ Gjykata merr vendimin për shqiptarin, ja sa vite burg u dënua

14:41 | 08/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com