Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Berisha: Do të ishte e pafalshme, nëse nuk do të ishim të gjithë në protestë!

3 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Berisha: Do të ishte e pafalshme, nëse nuk do të ishim të gjithë në protestë!

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka ‘paralajmëruar’ liderët evropianë që do të takojnë nesër kryeministrin Edi Rama. Në fjalën e tij para mediave, Berisha tha me ironi se para se t’i japin Ramës dorën, duhet të kontrollojnë xhepat, duke nënkuptuar vjedhjen nga kryeministri.

Ai e ka vënë theksin tek protesta e thirrur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para Kryeministrisë, ditë ku do të mbahet samiti Bashkimi Europian – Ballkani Perëndimor. Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati Berisha është shprehur se ky samit përbën mbështetjen më të madhe për Partinë Demokratike dhe popullin opozitar.

“Por nesër ne, populli opozitar, do të mbushë rrugët dhe sheshet e Tiranës në një shenjë proteste, në një protestë të fuqishme pikërisht në mbrojtje të vlerave evropiane, tmerrësisht të rrezikuara dhe kërcënuara nga Edi Rama dhe regjimi i tij.

Çdo shqiptar që e do këtë vend, që do lirinë, dinjitetin njerëzor, të ardhmen e tij dhe të fëmijëve të tij në liri, dhe që beson se kushti i të gjitha kushteve është vota e lirë, bashkohet nesër në shesh me ne, për t’i dëshmuar, lidershipit evropian se ne jemi në një betejë me armikun e egër të votës së lirë të shqiptarëve, Edi Rama. Për t’i dëshmuar lidershipit evropian se njeriu që qëndron si përfaqësues i Shqipërisë në atë samit, e ka pushtetin të ngritur mbi dhunimin e votës së lirë të shqiptarëve. E ka pushtetin të ngritur mbi drogën, trafiqet, mbi narkoshtetin që ka ndërtuar në Shqipëri. E ka pushtetin dhe karrigen e tij të ngritur mbi vjedhjet e mëdha, të paimagjinueshme për një vend evropian, që u bën qytetarëve shqiptarë. Është e vërtetë që ai ulet aty si kryeministër i Shqipërisë, por është e vërtetë se ai ulet si kryehajdut i Shqipërisë gjithashtu.

Ju keni konstatuar këto ditë, se si këta bosë të mafias shqiptare, ballkanike dhe evropiane, janë tronditur gjer në palcë nga vendosmëria e opozitës për të dalë në protestë. Se si këta, përpiqen të përdorin samitin për të shtypur dhe mohuar të drejtën kushtetuese për të protestuar.

Se si këta janë tmerruar nga protesta, e cila do i dëshmojë lidershipit evropian, se Edi Rama është njeriu i dhunimit të votës, i lidhjeve të krimit. Ai i ka shndërruar shqiptarët në njerëz të varkave. Të dashur opozitarë dhe opozitare, nesër më shumë se kurrë, ne do të duhet bëjmë gjithçka për të mbushur Bulevardin e Tiranës. Është një rast i artë, është një detyrim madhor politik, moral, ligjor dhe i gjithanshëm, që ne të bëjmë prezent përpara botës, realitetin dhe rrezikun ekzistencial që kërcënon kombin shqiptar”.

Kryetari i PD-së, në mbyllje të fjalës së tij ka thënë se do të ishte e pafalshme nëse nuk do të jenë të gjithë në protestën e ditës së nesërme, në atë që kryedemokrati e quan “protesta më e madhe që ka njohur Shqipëria”.

“Unë e di, që ata që mblidhen nesër, sigurisht nuk mund të garantojnë votën tonë të lirë, por të paktën ta dinë se njeriu që kanë përballë, e ka karrigen e kalbur mbi votat e vjedhura të shqiptarëve. Unë e di se ata që mblidhen nesër, nuk mund të na shpëtojnë nga vjedhjet e fondeve publike dhe pasurive publike, por të paktën duhet ta dinë që kur t’i japin dorën atij, të kontrollojnë xhepat. Ai është në fakt kryehajduti i shqiptarëve, i të gjitha kohërave. Do të ishte e pafalshme nëse nuk do të ishim të gjithë në protestën më të madhe, më madhështore që Shqipëria ka njohur në historinë e saj”.

Tags: Berishaopozitaproteste

TË LIDHURA

“Strazimiri: Rama shkarkon me një të rënë të lapsit”
Aktualitet

“Strazimiri: Rama shkarkon me një të rënë të lapsit”

20:58 | 07/07/2025
“Lala: Kriminel i kërkuar nga SPAK pas ndërtimeve në Theth”
Aktualitet

“Lala: Kriminel i kërkuar nga SPAK pas ndërtimeve në Theth”

19:46 | 07/07/2025
Situatë kritike në Dukat, helikopteri ndërhyn për të shuar zjarrin në malin Vastak
Aktualitet

Situatë kritike në Dukat, helikopteri ndërhyn për të shuar zjarrin në malin Vastak

18:19 | 07/07/2025
Next Post
Sejko: Rritja e interesave nuk do ta çojë ekonominë në recesion

Sejko: Rritja e interesave nuk do ta çojë ekonominë në recesion

Ajo që nuk kupton Edi Rama

Ajo që nuk kupton Edi Rama

Meta: Autoriteti i Dosjeve është aneks i qeverisë, tromaksën edhe kryetaren e Kuvendit

Protesta/Meta: Nesër të gjithë në Bulevard

JU REKOMANDOJMË

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025




TË FUNDIT

“Livia shpërthen: Nuk kam prishur asnjë çift!”
Showbizz

“Livia shpërthen: Nuk kam prishur asnjë çift!”

by mirseda
21:14 | 07/07/2025
0

Livia Brunga ka reaguar me një mesazh në Instagram, ku ka treguar hapur për vuajtjet e saj...

“Strazimiri: Rama shkarkon me një të rënë të lapsit”

“Strazimiri: Rama shkarkon me një të rënë të lapsit”

20:58 | 07/07/2025
“Më g*ditën në kokë”/ Incidenti i frikshëm që i rrezikoi jetën aktorit shqiptar

“Më g*ditën në kokë”/ Incidenti i frikshëm që i rrezikoi jetën aktorit shqiptar

20:35 | 07/07/2025
“Panik në Francë: Sulm bletësh, 24 të lënduar”

“Panik në Francë: Sulm bletësh, 24 të lënduar”

20:24 | 07/07/2025
“Lala: Kriminel i kërkuar nga SPAK pas ndërtimeve në Theth”

“Lala: Kriminel i kërkuar nga SPAK pas ndërtimeve në Theth”

19:46 | 07/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com