E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Bëri namin në Tik Tok/ ILD dorëzon kërkesën për shkarkimin e gjyqtares Kapedani

Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani ka dorëzuar në KLGJ kërkesën për pezullim dhe shkarkim nga detyra të magjistrates së Elbasanit, Enkeleda Kapedani.

Sipas ILD, veprimet e saj diskreditojnë rëndë figurën e gjyqtarit. Kërkesa vjen pas publikimit të disa videove që gjyqtarja kishte publikuar në rrjetin social Tik Tok.

Pak ditë më parë, Kapedani u vu në hetim për disa video që ajo ka bërë nga brenda ambienteve të Gjykatës, të cilat ishin aspak të hijshme për profesionin e saj, dhe në vendin e punës.

Kapeani është magjistratja, e cila liroi Viktor Ymerin, anëtarin e bandës së ‘Gaxhait’ i cili akuzohej për dy vrasje. Dy vite më parë ajo liroi Viktor Ymerin i cili ishte dënuar me 25 vite burg dhe akuzohej për dy vrasje në vitin 1999.

Ymeri, i njohur ndryshe si ‘Tori i Xhihanes’, ishte pjesë e bandës së Gaxhait, rivalen e asaj të Zani Çaushit, kreu i “Çoles”. Enkeleda Kapedani ka qenë gjyqtare në Gjykatën e Elbasanit teksa pas dorëheqjes së Zihni Shahut, u emërua kryetare shtatorin e 2020.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Lexo edhe :   Meta bën lëvizjen e rëndësishme, dy ditë pasi u shkarkua nga Kuvendi

Përmbyset autoboti me naftë në Elbasan, bllokohet shoferi

Një autobot me karburant është përmbysur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Xibrakë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shoferin e ka zëne...

Shpërthimi i kontrolluar i ‘gjobës’ Becchetti

Nga: Agim Baçi Dikur qarkullonte në internet një letër që një vajzë i dërgonte së ëmës, e cila në thelbin e saj lidhej me gjetjen...

Uells-Zvicër/ Pjesa e parë pa gola, portierët vendimtarë me pritjet e tyre

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura, pjesa e parë e ndjeshjes midis Zvicrës dhe Uellsit. Një 45 minutësh ku spektakël dhuruan portierët e skuadrave...

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, zbulohet makina me të cilën janë larguar autorët

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 20-vjeçare britanike Caroline, e ndodhur pak javë më parë në Greqi. Në emisionin e gazetarit grek...

Fati i kryetarit të PD-së, 3 kandidatët që do të sfidojnë Lulzim Bashën

Nga: Marsela Sinani Lulzim Basha 47 vjeç, Fatbardh Kadilli 55 vjeç, Edith Harxhi 48 vjeçe dhe Agron Shehaj 44 vjeç, aderojnë në të njëjtën parti,...