E diel, 20 Qershor, 2021
18.5 C
Tirana

Bjellorusi/ Aktivisti pren fytin e tij gjatë seancës gjyqësore

Një aktivist në Bjellorusi e ka prerë fytin e tij gjatë një seance gjyqësore. Ai e bëri veprimin pasi u paralajmërua që nëse nuk deklarohet fajtor për pjesëmarrje në protesta, familja dhe fqinjët e tij do të përballen me ndjekje penale.

Aktivisti, Stsyapan Latypau ka qenë në paraburgim që nga shtatori i vitit 2020. Pasi preu fytin në seancën gjyqësore më 1 qershor ai u dërgua me urgjencë në spital.

Mediat lokale thanë se ai është ende gjallë.

“Baba, pasi u takuan me ty, GUBOPiK (Drejtoria Kryesore e Ministrisë së Brendshme për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit] erdhën tek unë dhe më paralajmëruan se nëse nuk e pranoj fajin tim, atëherë do të më vendosnin në një qeli me kriminelë dhe do të ndiqnin penalisht të afërmit dhe fqinjët e mi”, tha ai në gjykatë para se të prente fytin.

Pamjet treguan se ai po transportohej përmes një autoambulance nga salla e gjyqit dhe gjaku kishte përfshirë rrobat dhe fytyrën e tij.

Sipas mediave lokale rojet brenda sallës vepruan ngadalë për të hapur qelinë ku ndodhej ai, pasi nuk mund të gjenin çelësat.

Në momentin kur ai u nxorr nga salla, veçse e kishte humbur vetëdijen.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter ka reaguar udhëheqësja e opozitës bjelloruse.

“Ai është kërcënuar se nëse nuk e pranon fajin familja e tij do të përballej me përndjekje. Ky është rezultat i terrorit shtetëror, shtypjeve, torturave në Bjellorusi. Ne duhet ta ndalojmë këtë menjëherë!” tha udhëheqësja e opozitës, Svyatlana Tsikhanouskaya.

Aktivisti Latypau u arrestua më 15 shtator të vitit 2020, derisa po përpiqej të ndalte policinë dhe punëtorët që të pikturonin mbi një murale ku ishin të vendosura ngjyrat kuq dhe bardhë që simbolizojnë opozitën.

Lexo edhe :   Gratë guximtare të Minskut

Ai u akuzua për organizim të protestave dhe rezistencë ndaj arrestimit. Gjithashtu autoritetet e akuzuan atë se ka planifikuar të helmojë pjesëtarët e policisë. Ai ka mohuar gjitha akuzat.

Latypau është një nga dhjetëra mijëra bjellorusët që janë arrestuar pas fillimit të protestave që u nxitën nga zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura në muajin gusht të vitit 2020.

Lexo edhe :   Gratë guximtare të Minskut

Opozita dhe perëndimi thonë se ato ishin të manipuluara.

Alyaksandr Lukashenka, në pushtet që nga viti 1994, u shpall fitues, por opozita thotë se ato janë fituar nga udhëheqësja e opozitës bjelloruse, Svyatlana Tsikhanouskaya, e cila u largua në Lituani menjëherë pas zgjedhjeve.

Grupet e të drejtave të njeriut thonë se ka dëshmi të bollshme që tregojnë për tortura ndaj të arrestuarve nga ana e autoriteteve.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

OBSH e shpall të përfunduar shpërthimin e Ebolës në Afrikën Perëndimore

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se shpërthimi i virusit të Ebolës, që nisi në shkurt në Guinea, ka përfunduar. Ky virus vdekjeprurës, që përcillet...

Levandovski mban gjallë shpresat e Polonisë, Spanja komplikon kualifikimin

Përfundon ndeshja e grupit C, ku Spanja ka komplikuar kualifikimin, pasi Polonia i ka surprizuar, duke i rrëmbyer një pikë. Sfida u mbyll në...

Gjermani, gjenden dy piktura të shekullit XVII në një kosh plehrash

Policia gjermane po kërkon për informacion për dy piktura origjinale nga artistë evropianë të shekullit të 17, të cilat përfunduan në një kosh plehrash...

Kapacitetet e Kosovës për vaksinim në masë të popullsisë kundër COVID-19

Në Kosovë gjatë kësaj jave filloj vaksinimi në masë i qytetarëve kundër COVID-19, me synimin që të vaksinohen deri 320 qytetarë në muaj. Zyrtarë...

Mbi 1 milion vaksina/ Mbërrijnë në Rinas edhe 50 mijë doza të Coronavac

Mbrëmjen e sotme, kanë mbërritur në aeroportin ''Nënë Tereza'', 50 mijë doza të vaksinës kineze Coronavac. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi...