Policia e Beratit ka arrestuar në flagrancë duke tentuar t’i vëri zjarr pyllit me pisha në lagjen “Kala”.
Gjatë kontrollit personal shtetasit Asqeri Pashallari 42 vjeç, banues në qytetin e Beratit iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 thika, 1 çakmak, 1 lupë zmadhuese, dhe disa sende të tjera.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Shkaterrimi i pronës me zjarr” dhe “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga neni 151, 279/1 të Kodit Penal.