Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Bejrut, përpjekjet për rimëkëmbje pas shpërthimit masiv

6 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant

Çernobili i Libanit. Kështu po përshkruhet nga disa njërëz shpërthimi masiv që tronditi Bejrutin, duke shkaktuar mbi 135 të vrarë e mijëra të plagosur.

Treqind mijë njerëz humbën shtëpitë e tyre dhe një numër spitalesh gjithashtu u goditën rëndë.

Një nga shenjat e mbështetjes ndërkombëtare ishte një vizitë nga Presidenti Francez Emmanual Macron, i cili i shkoi nga afër lagjet më të dëmtuara të kryeqytetit libanez.

Bejruti, dikur i njohur si Parisi i lindjes, përsëri duket si një zonë lufte, i shkatërruar nga një shpërthim që është përshkruar si gati-bërthamor për nga intensiteti i tij.

Të rinjtë kanë filluar të pastrojnë rrugët nga copëzat e xhamave të thyera të dritareve, për të lehtësuar udhëtimin e njerëzve drejt shtëpive të tyre dhe përpjekjet për të gjetur personat që akoma janë në listën e të zhdukurve.

Dhjetra njerëz thuhet se janë akoma nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara. Deri më tani, mbi 130 njerëz kanë vdekur dhe më shumë se 5000 të tjerë janë plagosur.

“Ne tashmë kishim shumë probleme, ekonomia ishte në gjendje të rëndë, lira libaneze kishte rënë shumë ndaj dollarit, koronavirusi dhe tani këto shpërthime”, tha studentja Dalia.

Të plagosurit u dërguan me shpejtësi në spitale, por edhe ato u dëmtuan rëndë. Spitali universitar i Shën Xhorxhit, një nga spitalet më të mëdha të qytetit, evakuoi qindra pacientë.

Disa nuk mund të shpëtoheshin. Disa vdiqën, përfshirë një numër infermierësh.

Spitali tashmë është duke apeluar për ndihmë për rindërtim dhe rifillim të punës.

“Ne kemi nevojë për gjithçka. Ne kemi dhënë detaje se si mund të na gjeni në internet. Çdokush mund të ndihmojë”, tha George Saad, Menaxher i Spitalit të Shën Xhorxhit.

Ndërsa shenjat tregojnë për një shpërthim të shkaktuar nga një sasi e madhe e nitrat amonit të ruajtur në mënyrë të papërshtatshme në një depo, pavarësisht paralajmërimeve kundër këtij veprimi, aktivistët po bëjnë thirrje për një hetim të pavarur.

Pas muajve të demonstratave antiqeveritare, mosbesimi ndaj udhëheqjes së vendit vazhdon të jetë i pranishëm. Presidenti i Francës të enjten u prit nga thirrje të kritikëve kundër politikanëve të Libanit.

Presidenti francez Emmanuel Macron ofroi ndihmë dhe i bëri thirrje elitës qeverisëse të Libanit që menjëherë të fillojë zbatimin e reformave të mirëfillta.

“Unë dua të jem në gjendje t’ju dëgjoj, kuptoj dhe të ndihmojë në organizimin e ndihmës dhe mbështetjes ndërkombëtare për Bejrutin dhe popullin e Libanit.”

Nga sulmet izraelite deri tek trupat tokësore siriane dhe lufta civile e viteve 1980, libanezët kanë përjetuar katastrofa më shumë se një herë.

Por asnjë përvojë nuk mund të kishte përgatitur njerëzit për këtë.
Përsëri, banorët e këtij qyteti po përpiqen të rimëkëmben. /Voa

Tags: bejrutperpjekjerimekembje

TË LIDHURA

Aktualitet

Peleg: Shqiptarët do të respektojnë flamurin izraelit në bulevard

18:54 | 08/06/2026
Bota

Sulmet izraelite në Iran / 15 të plagosur në Teheran e Khuzestan, shkelet armëpushimi i prillit

17:30 | 08/06/2026
Bota

Të shtëna pranë bazës së Anglisë në SHBA, 9 të plagosur para Botërorit 2026

16:28 | 08/06/2026
Next Post

Shqiptari i vë zjarrin shtëpisë, gjatë propozimit romantik për martesë

Vllaznia drejt ringritjes, prezantohet Matko Djarmati

Pandemia/ Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e 24 orëve të fundit







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Screenshot
Kosovo

Numërimi i votave në Kosovë, diaspora mund të përcaktojë qeverinë e re

by mirseda
22:59 | 08/06/2026
0

Në 38 qendrat komunale të numërimit ka nisur procesi i verifikimit të votave të subjekteve politike dhe...

“Ka marrë fund”/ Protestat e vazhdueshme, Shkullaku: Ai nuk shpëton më, ka ikur

22:45 | 08/06/2026

Situata e Neymar dhe rikuperimi, Brazili sjell të reja për sulmuesin

22:32 | 08/06/2026
FONTANAFREDDA, ITALY - JUNE 08: Emanuele Rao of Italy and Burak Alili of Albania in action during the International Friendly match between Italy U21 and Albania U21 at Omero Tognon stadium on June 08, 2026 in Fontanafredda, Italy. (Photo by FIGC/FIGC via Getty Images)

Kombëtarja U-21 luan ndeshjen e dytë miqësore të qershorit ndaj Italisë

22:24 | 08/06/2026

Arlind Qori për protestën: Jam shumë i emocionuar, kjo që po ndodh është historike!

22:05 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com