E enjte, 21 Tetor, 2021
16.5 C
Tirana

Vllaznia drejt ringritjes, prezantohet Matko Djarmati

Vllaznia ka nisur projektin e ri dhe, në pritje të firmës me trajnerin Tomas Brdariç, ka prezantuar drejtorin sportiv Matko Djarmati.

Kroati, me të kaluar të gjatë në futbollin shqiptar si lojtar, ka nisur një aventurë të re në Shkodër me propozim të klubit të Rijekës, me të cilin shkodranët janë në tratativa për t’u binjakëzuar.

“Vllaznia do të luftojë për një nga Kupat e Europës u shpreh ndër të tjera sponsori i afruar pak ditë më parë në klubin shkrodran”, Alban Xhaferri.

“Ky finalizim erdhi si rrjedhojë e një bashkëpunimi që kemi bërë me klubin e Rijekës, një binjakëzim me qëllimin e mirë për të ndarë eksperiencën e tyre me ne.

Ishte propozim i tyre, pasi dëgjuam edhr planin e Matkos për klubin dhe objektivin që kemi për vitin tjetër, u arrit ky akord.

Jam optimist që vitin tjetër Vllaznia do të jetë me rezultate e objektiva të rinj, që është për të kapur Kupat e Europës. Uroj e shpresoj që të jetë një fillim i mbarë për të gjithë ne dhe t’ia dalim sa më mirë”, shtoi Xhaferri, i cili këto kohët e fundit është aktiv, për momentin në rolin e një sponsori, shkruan “A2”.

Në këtë situatë mbetet i paqartë funksioni që do të ketë Suad Lici në radhët e klubit shkodran, pasi tashmë administratori duket jashtë vendimmarrjeve në aspektin teknik të ekipit.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Dy fitore që çojnë në humbje

Nga: Blendi Kajsiu Që fitorja e fushatës Berisha është humbje e madhe për PD-në, kjo tashmë është e qartë edhe për vetë doktorin. Ai e...

Si mund ta ndryshojnë politikën në Evropë zbulimet e “Pandora Papers”

Nga: Chris Raggett “European Council on Foreign Relations” Fshehtësia e financave nuk është më si dikur. Publikimi më 3 tetor i “Pandora Papers”, i rreth 12...

Donald Trump lançon rrjetin e tij social, ja si do të quhet aplikacioni

Pasi u përjashtua nga platformat sociale si Facebook dhe Twitter, Trump ka bërë përpjekje për krijimin e një media sociale rivale. Ish-presidenti amerikan Donald...

Super-operacion i shërbimit sekret, në pranga 15 agjentë të Mossad-it

15 persona janë arrestuar në Turqi, pasi autoritetet i akuzojnë si agjentë të shërbimit sekret izraelit, Mossad. Si rezultat i operacionit të kryer në...

Progres-Raporti 2021 konfirmon 15 parakushtet e paplotësuara

Nga: Bujar Leskaj Komisioni Europian publikoi ditën e djeshme Progres-Raportin për Shqipërinë. Të 136 faqet e këtij raporti përbëjnë provën e shkruar se qeverisja...