E enjte, 20 Janar, 2022
8.5 C
Tirana

Shqiptari i vë zjarrin shtëpisë, gjatë propozimit romantik për martesë

Një shqiptar që jeton në Britaninë e Madhe i ka vënë zjarrin shtëpisë, në përpjekje për t’i bërë një propozim sa më romantik të dashurës së tij.

Albert Ndreu, i cili jeton në Sheffield të Britanisë së Madhe, ka kaluar dy javë duke planifikuar në detaje propozimin që deshi t’i bëjë të dashurës së tij, Valerija Madeviq.

Sipas The Telegraph, ai vendosi që ta befasojë të dashurën duke e mbushur dhomën me qirinj dhe 60 tullumbace. Gjithçka po shkonte sipas planit deri në momentin kur banesa u përfshi nga flaka prej qirinjve, të cilët krijonin fjalinë “a do martohesh me mua?”

Por pavarësisht gjithë pengesave, Ndreu u ul në gjunjë dhe i propozoi Valerias për martesë dhe ajo iu përgjigj me PO.

“Nuk shkoi ashtu siç e kam menduar, por ajo tha po, dita mori një kthesë të papritur, por në fund përfundoi ashtu si dëshiroja të shkonte”, tha i riu shqiptar.

Aktualisht, çifti po qëndron tek të afërmit e tyre.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha pritet me protesta në Laç, ndërhyn menjëherë policia

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, është pritur me protesta në qytetin e Laçit. Simpatizantë të Partisë Demokratike që nuk janë dakord me të, kanë...

Meta ia merr këngës me Bujar Qamilin në Shkodër (VIDEO)

Për pak çaste, kreu i shtetit ka harruar zhvillimet politike, duke iu dedikuar pak vetes. Presidenti Meta ia ka marrë këngës me këngëtarin e...

Përplasja te “5 Maji”, Rama: E mira e përbashkët nuk merret peng nga askush

Dje nisi aksioni për shembjen e banesave në lagjen “5 maji” në Tiranë. Forcat policore rrethuan zonën, pasi një pjesë e banorëve kundërshtuan shembjen...

Donaldi shpallet banori më i padëshiruar në “Big Brother” (VIDEO)

Dje në "Big Brother Vip", banorët zhvilluan një spektakël, ku secili rrëmbeu nga një çmim. Pas spektaklit, Egzona si moderatore i ndau çmimet, ku...

Shpërthimi në Tonga, 500 herë më i fuqishëm se bomba atomike e Hiroshimës

Kombi i vogël ishullor i Tongës humbi një nga ishujt e tij më të vegjël, pasi një shpërthim gjigant vullkanik copëtoi tokën në copa...