Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Begaj: Përshëndes maturinë e Kosovës në përballimin e krizës së 31 korrikut

3 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Begaj: Përshëndes maturinë e Kosovës në përballimin e krizës së 31 korrikut

Presidenti Bajram Begaj është në Kosovë me ftesë të homologes Vjosa Osmani. Në konferencën e përbashkët për mediat, Begaj theksoi se është i lumtur që viziton shtëpinë e Shqiptarisë, dhe e vendosi theksin te mbështetja që Shqipëria i jep Kosovës për anëtarësimin në NATO dhe të gjitha organizatat e rëndësishme ndërkombëtare.

Ai tha më tej se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, është një premtim i vonuar dhe një e drejtë që ata duhet ta gëzojnë si të gjithë qytetarët e tjerë të rajonit. Begaj ka siguruar Presidenten Osmani se Shqipëria do të vijojë mbështetjen e saj për përmbylljen me lajm pozitiv, sa më parë të jetë e mundur.

Ndër të tjera pohoi se Shqipëria mbështet anëtarësimin e Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare, dhe vlerësojnë se aplikimi për anëtarësim në Këshillin e Evropës ishte vendimi i duhur. Po kështu vlerësoi qëndrimin e Presidentes dhe qeverisë së Kosovës në vazhdimin e dialogut me Serbinë, si e vetmja mënyrë që të bëhet e qartë se realiteti i Kosovës së pavarur është i pakthyeshëm dhe i pandryshueshëm.

Fjala e plotë

Jam shumë i lumtur për ftesën Tuaj, Presidente Osmani!

Vij në shtëpi dhe në shtëpinë e shqiptarisë si bir e vëlla, mes bijve të kësaj toke krenare dhe vëllezërve të të njëjtit identitet, aty ku shtëpia është e mikut dhe Zotit.

E dashur Vjosa,

Faleminderit për pritjen e ngrohtë, vëllazërore, si dhe bisedën që zhvilluam sot me shkëmbime idesh, pikëpamjesh, qëndrimesh dhe vizioni për dy vendet tona!

Jam i nderuar të jem në Prishtinë, në vizitën time të parë si President dhe kjo jo thjesht në respekt të traditës, por si një simbolikë e natyrshme, që mishëron lidhjen tonë të pandashme dhe të pandryshueshme  e vulosur nga historia, gjuha jonë e përbashkët dhe heronjtë tanë ndër shekuj.

Dy dialekte dhe një gjuhë, dy Republika dhe një komb, kjo është harta jonë e përbashkët patriotike me destinacion Brukselin dhe bashkimin tonë në aleancën euroatlantike.

Së bashku fituam luftën, bashkë duhet të luftojmë për të ruajtur paqen. Ky është amaneti dhe trashëgimia solemne e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit; e Ibrahim Rugovës dhe Adem Jasharit; e çdo luftëtari të UCK-së, e çdo kulm-kulle në çdo pëllëmbë të kësaj toke që quhet Republika e Kosovës.

Ibrahim Rugova ishte një udhëheqës vizionar e qëndrestar dhe themelues i pavarësisë së Kosovës. Vizioni i tij është shembull frymëzimi për të gjithë politikanët në Kosovë dhe në Shqipëri.

UÇK-ja përbën një faqe të ndritur të historisë sonë të përbashkët, që bën krenar çdo shqiptar.

Asnjë raport i trilluar që tenton të njollosë gjakun dhe vetëflijimin e shqiptarëve në mbrojtje të lirisë, flamurit dhe identitetit kombëtar nuk do të arrijë kurrë të zbehë këtë trashëgimi të lavdishme.

Ndamë sot të njëjtin qëndrim me Presidenten Osmani se Kosova dhe Shqipëria, jo vetëm gëzojnë këtë lidhje të pazgjidhshme vëllazërore e strategjike, por edhe të njëjtin vizion dhe aspirata, të ardhmen në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Reformat integruese, – për forcimin dhe demokratizimin e institucioneve, ndërtimin e shtetit ligjor, konsolidimin e ekonomisë së tregut – nga njëra anë – dhe një perspektivë e besueshme evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimor, – nga ana tjetër – , mbeten thelbësore për të siguruar stabilitetin rajonal, për të mbështetur mirëqenien dhe paqen në rajonin tonë.

Hapja e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian është një arritje e shumëpritur dhe një lajm i mirë për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, por edhe për Kosovën dhe gjithë rajonin.

Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është një premtim i vonuar dhe një e drejtë që ata duhet ta gëzojnë si të gjithë qytetarët e tjerë të rajonit, për të cilën unë e sigurova Presidenten Osmani se Shqipëria do të vijojë mbështetjen e saj për përmbylljen me lajm pozitiv, sa më parë të jetë e mundur.

Shqipëria mbështet fuqimisht anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe vlerëson se NATO mbetet një garant i paqes në rajon dhe aleat strategjik i Kosovës dhe Shqipërisë.

Ne mbështesim anëtarësimin e Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe vlerësojmë se aplikimi për anëtarësim në Këshillin e Evropës ishte vendimi i duhur.

E sigurova presidenten Osmani se gjatë mandatit në Këshillin e Sigurimit dhe si anëtare e OKB-së, Shqipëria do të jetë zëdhënëse e interesave të Kosovës, përforcuese e zërit të saj, në promovimin e shtetit të pavarur të Kosovës, pathyeshmërinë e këtij fakti, njohjet e reja dhe rrugëtimin e saj euroatlantik. Lufta në Ukrainë na tregon edhe një herë se paqja është delikate dhe si asnjëherë më parë bota përballet me kërcënime të reja. Siguria kombëtare, pavarësia energjitike, siguria ushqimore, pandemitë, siguria kibernetike, rezervat ujore etj., janë fusha me rëndësi prioritare dhe që më shumë se kurrë kërkojnë bashkëpunim të shtuar.

Përshëndes maturinë e shtetit të Kosovës në përballimin e krizës se 31 korrikut dhe mbështes plotësisht të drejtën e saj legjitime për shtrirjen e autoritetit dhe vendosjen e sundimit të ligjit në veri të vendit, në bashkëpunim me partnerët tanë SHBA-në dhe BE-në. Vlerësoj qëndrimin e Presidentes dhe qeverisë së Kosovës në vazhdimin e dialogut me Serbinë, si e vetmja mënyrë që të bëhet e qartë se realiteti i Kosovës së pavarur është i pakthyeshëm dhe i pandryshueshëm.

Formula e zgjidhjes së dialogut Serbi-Kosovë, e shprehur nga Presidenti Biden, si “marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve, e fokusuar në njohjen reciproke”, apo qëndrimi i ripërsëritur i Kancelarit Gjerman Scholz se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia është kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE – janë inkurajuese në përpjekjet tona që rezultati përfundimtar të jetë një Marrëveshje e detyrueshme ligjore, që përcakton qartësisht  njohjen e ndërsjellë, anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe BE, si dhe trajtim të drejtë të minoriteteve, konform Kushtetutës së Kosovës. Kosova dhe Shqipëria janë dhe duhet të mbeten faktorë stabiliteti në rajon dhe vende kontribuuese të rëndësishme për sigurinë në Ballkanin Perëndimor.

Bashkëpunimi dhe bashkërendimi i politikave dhe veprimeve të gjitha institucioneve tona duhet të jetë një objektiv i qëndrueshëm dhe parësor, pasi kështu  krijojmë të gjitha premisat që faktori shqiptar të konsolidohet si faktor strategjik dhe faktor stabiliteti në rajon. Vlerësuam se bashkëpunimi i shkëlqyer midis shteteve, qeverive dhe institucioneve tona në kuadër të mbledhjeve të përbashkëta, bashkëpunimit nder parlamentar apo në kuadër më të gjerë ndërinstitucional, duhet të vijohet me punë intensive dhe të matshme për  zbatimin e të gjitha marrëveshjeve.

Të dy vendet duhet të vijojnë përpjekjet për të shfrytëzuar maksimalisht potencialet tona ekonomike. Hapat e ndërmarra tashmë në lehtësimin e qarkullimit ndërkufitar për njerëzit, mallrat, shërbimet dhe kapitalin (si heqja e kontrollove kufitare për periudhën e verës, marrëveshja për qëndrimin e përkohshëm 5 vjeçar), apo  projektet për ndërtimin e portit në Porto-Romano, Portit të Thatë në Prishtinë dhe lidhja e tyre me hekurudhën Durrës-Tiranë janë hapat e duhur, në drejtimin e duhur si investime prioritare, që jo vetëm do të forcojnë pozitat strategjike të dy vendeve tona në rajon, por edhe do t’i japin një impuls të ri e të nevojshëm bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve.

Në këtë kontekst, ne duhet të përfitojmë nga proceset dhe mekanizmat integruese evropiane apo rajonale, për të materializuar projektet tona të përbashkëta. Një aspekt shumë i rëndësishëm i bashkëpunimit dypalësh, por që kërkon kultivimin e vazhdueshëm nga të gjithë ne është ai në fushën e arsimit dhe kulturës.

Projekti madhor mbarëkombëtar për hartimin e Enciklopedisë Shqiptare do të përbëjë një gur kilometrik në promovimin ndërkombëtar të identitetit kombëtar, të gjuhës, kulturës, trashëgimisë dhe historisë sonë kombëtare. Vetëm një qasje për bashkuese, e mbështetur në politika të mirë-planifikuara e afatgjata do të mundësojë që brezat e rinj shqiptarë, kudo ku ndodhen: në Shqipëri, Kosovë, rajon, diasporë e kudo tjetër të rriten dhe arsimohen me vetëdijen e pa ngatërrueshëm se i përkasin të njëjtit trung kombëtar. Përfundoj, duke theksuar se për vendimmarrje jetike në procese historike dhe të një rëndësie mbarë shqiptare, ne duhet të jemi të gjithë bashkë dhe të ecim përpara me urtësi e maturi në mbrojtje të interesave tona, të qytetarëve tanë dhe në mbrojtje të paqes në rajon.

Tags: Bajram BegajkosoveNATOVjosa Osmani

TË LIDHURA

Aksident në aksin Delvinë-Sarandë, makina del nga rruga, plagoset shoferi
Aktualitet

Aksident në aksin Delvinë-Sarandë, makina del nga rruga, plagoset shoferi

12:21 | 17/06/2025
Humbje e madhe për kinemanë! Ndahet nga jeta aktori i famshëm i “Lilo & Stitch”
Aktualitet

Humbje e madhe për kinemanë! Ndahet nga jeta aktori i famshëm i “Lilo & Stitch”

12:15 | 17/06/2025
“Vogue” publikon FOTON e Edi Ramës në dasmën e Alex Soros
Aktualitet

“Vogue” publikon FOTON e Edi Ramës në dasmën e Alex Soros

11:42 | 17/06/2025
Next Post
“Superskandal, tejkalon çdo lloj imagjinate”, Berisha: Si iu dhanë kompanisë offshore 1.5 mln metër katrorë për portin e Durrësit

“Superskandal, tejkalon çdo lloj imagjinate”, Berisha: Si iu dhanë kompanisë offshore 1.5 mln metër katrorë për portin e Durrësit

Meta paralajmëron protesta: Populli që fle në demokraci, zgjohet në diktaturë

Meta paralajmëron protesta: Populli që fle në demokraci, zgjohet në diktaturë

NATO në bisedime për ndërtimin e bazës detare në Shqipëri

Rama: Shqipëria ka qenë Koreja e Veriut e Europës, pas 10 vitesh do jemi në BE

JU REKOMANDOJMË

Erion Isai ndahet pas 14 vitesh martesë – Zbulohet arsyeja

Erion Isai ndahet pas 14 vitesh martesë – Zbulohet arsyeja

22:36 | 11/06/2025
Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025




TË FUNDIT

Botërori i Klubeve: Fiton Chelsea, Benfica ndalet nga Boca Juniors
Sport

Botërori i Klubeve: Fiton Chelsea, Benfica ndalet nga Boca Juniors

by mirseda
12:30 | 17/06/2025
0

Diferencat mes skuadrave evropiane dhe atyre nga kontinentet e tjera janë të mëdha, duke u konfirmuar dita...

Ishin zënë me çadra dhe shezlongë, policia liron 2 hapësira në plazhin e Golemit

Ishin zënë me çadra dhe shezlongë, policia liron 2 hapësira në plazhin e Golemit

12:24 | 17/06/2025
Aksident në aksin Delvinë-Sarandë, makina del nga rruga, plagoset shoferi

Aksident në aksin Delvinë-Sarandë, makina del nga rruga, plagoset shoferi

12:21 | 17/06/2025
Humbje e madhe për kinemanë! Ndahet nga jeta aktori i famshëm i “Lilo & Stitch”

Humbje e madhe për kinemanë! Ndahet nga jeta aktori i famshëm i “Lilo & Stitch”

12:15 | 17/06/2025
“Vogue” publikon FOTON e Edi Ramës në dasmën e Alex Soros

“Vogue” publikon FOTON e Edi Ramës në dasmën e Alex Soros

11:42 | 17/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com