Edhe pse për Shqipërinë, Bashkimi Europian nxiti realizimin e procesit të Vettingut në gjyqësor dhe publikisht deklaron se është një sukses, lëvizjet e kryera në Rajon dëshmojnë për të kundërtën.
Gjatë miratimit dhe zbatimit të Vettingut në Shqipëri, Kryeministri Edi Rama është shprehur në mënyrë të vazhdueshme, se ky proces do të shërbejë edhe si model për vendet e tjera të Rajonit.
Ndërkohë mediat në Maqedoninë e Veriut shkruajnë se Kryeministri Zoran Zaev ka kërkuar që të aplikohet Vettingu në gjyqësor sipas modelit të Shqipërisë, por Bashkimi Europian e ka refuzuar këtë kërkesë.
Mediat raportojnë se Ambasadori i BE në Maqedoni z. Samuel Zbogar e hodhi poshtë kërkesën e Kryeministrit në largim Zoran Zaev që të ketë Vetting të gjyqtarëve dhe prokurorëve.