Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

BE e lë Ballkanin Perëndimor në pritje, Kina dhe Rusia gati të përfitojnë

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, TT, W-Instant
BE e lë Ballkanin Perëndimor në pritje, Kina dhe Rusia gati të përfitojnë

Nga: Judy Dempsey “Carnegie Europe”

Ndërsa disa vende kremtuan përvjetorin e 15-të të zgjerimit të madh të unionit më 1 maj 2004, në Ballkanin Perëndimor pati shumë pak arsye për t’u ngazëllyer. Një samit i udhëheqësve të rajonit, i organizuar në Berlin nga kancelarja Angela Merkel më 29 prill, nxorri në pah përçarjet dhe pavendosmërinë, në vend të unitetit dhe të një strategjie të përbashkët.

Mungesa e një politike të qëndrueshme afatgjatë përkundrejt Ballkanit Perëndimor, do të  jetë një shans i mirë për depërtimin e madh në rajon të Rusisë dhe Kinës, në rast se liderët e BE nuk janë që tani të vetëdijshëm për këtë skenar.

Në të vërtetë, është më se shqetësues fakti që qeveritë evropiane, kanë dështuar në mënyrë të vazhdueshme ta marrin seriozisht këtë rajon – Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Serbinë dhe Kosovën. Duket sikur BE-ja, ka mësuar shumë pak nga lufta e ish-Jugosllavisë e viteve 1990, që ekspozoi ndarje të thella historike, midis vendeve të mëdha të Bashkimit Evropian.

Lufta mori fund në vitin 1999, por kjo nuk i dha fund konfliktit shekullor midis Serbisë dhe Kosovës – një konflikt që e ndan ende sot unionin. Brukseli, dështoi të kishte një qëndrim të unifikuar për njohjen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, me disa vende, përfshirë Spanjën, që e kundërshtuan statusin e ri të krahinës.

Serbia, që zbatoi politikën e spastrimit etnik ndaj shqiptarëve etnikë në Kosovë gjatë viteve 1990, e cila mori fund vetëm pas ndërhyrjes së NATO-s, e ka kundërshtuar vazhdimisht deklaratën e njëanëshme të pavarësisë së Kosovës.

Megjithatë, për shkak se Serbia dëshiron të anëtarësohet me BE-në, ashtu si edhe Kosova, presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe homologu i tij kosovar, Hashim Thaçi, propozuan vitin e shkuar një shkëmbim territoresh në linja etnike, në një përpjekje për të normalizuar marrëdhëniet mes tyre.

Llogaritej që nëse një marrëveshje e tillë do të mund të miratohej, Serbia mund ta njihte pavarësinë e Kosovës, një nga kushtet kryesore për fillimin e bisedimeve të pranimit me BE-në.

Këto bisedime dypalëshe jo vetëm që u ndërprenë, por çdo ide për shkëmbime territoresh u kundërshtua me forcë nga Merkel dhe ish-diplomatë dhe ministra evropianë, të cilët kanë luajtur një rol të madh në dhënien fund të luftës në ish-Jugosllavi.

Ata besojnë, se kjo do të krijonte një precedent shumë të rrezikshëm. Por shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federika Mogerini dhe këshilltari i sigurisë kombëtare të presidentit Donald Trump, Xhon Bolton, e mbështetën ndryshimin e kufijve.

Ndërkohë, marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, janë përkeqsuar shumë. Në nëntorin e vitit 2018, Kosova imponoi një tarifë 100 për qind për mallrat serbe, pasi Beogradi loboi kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol, pikërisht pasi ky anëtarësim, do t’i jepte më shumë legjitimitet ndërkombëtar pavarësisë së Kosovës.

Gjatë samitit të Berlinit, Merkel, që ka pasur një interes të ngushtë mbi Ballkanin Perëndimor, qëkur nisi “Procesin e Berlinit” në vitin 2014, që synonte të nxiste bashkëpunimin rajonal dhe një integrim më të ngushtë, kishte shpresuar të niste një dialog mes Serbisë dhe Kosovës.

Një tjetër samit do të mbahet në korrik të këtij viti, këtë herë në Paris, nën kujdesin e presidentit francez Emanuel Makron.

Qëndrimi i Makron ndaj Ballkanit Perëndimor, është krejtësisht i kundërt me atë të Merkelit. Merkel nuk është aq naive, sa të besojë se këto vende do të anëtarësohen në BE në një të ardhme të afërt. Institucionet shtetërore janë tejet të dobëta, korrupsioni është i shfrenuar, dhe ekonomitë janë të pazhvilluara.

Por ajo e di se tek e fundit, vendi i rajonit është në Bashkimin Evropian. Megjithatë, Makron nuk ka shumë interes në përmendjen e fjalës “zgjerim”. Sipas tij, zgjerimi i mëtejshëm i unionit, do të dobësonte më tej kohezionin e BE-së, dhe do të nxiste më tej lëvizjet populiste, apo ato të së djathtës ekstreme. Kjo është një pikëpamje e përbashkët, që ndahet edhe nga disa vende të tjera, përfshirë Holandën.

Megjithatë, ajo që është edhe më shumë zhgënjyese mbi këto ndarje, dhe me këtë mungesë strategjie, është qëndrimi i BE-së ndaj Maqedonisë së Veriut. Përkundër të gjitha pritshmërive, kryeministri grek Aleksis Cipras dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, arritën të zgjidhnin një mosmarrëveshje të gjatë dhe bllokuese, mbi emrin e ardhshëm të Maqedonisë.

Kur arrit kjo marrëveshje mes Athinës dhe Shkupit, ajo ishte një kartë e fortë për Zaevin. Greqia nuk do të bllokojë më ambiciet e Zaevit, për ta anëtarësuar vendin e tij në NATO dhe BE. Megjithatë, pavarësisht të gjithë hapave të guximshëm në mbylljen e kësaj mosmarrëveshje, BE ka pasur në rastin më të mirë një sjellje të pahijshme.

Gjatë samitit të Berlinit, Zaev shpresonte të merrte një datë për fillimin e bisedimeve të pranimit në BE. Makron nuk ra dakord. Kjo ishte një shuplakë në fytyrë për Shkupin dhe Athinën. Pjesa tjetër e rajonit, shpreson ende që Merkel t arrijë t’i ndryshojë mendjen Makronit.

Por për momentin, politika e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor është e përçarë dhe dritëshkurtër. Fatmirësisht, këto vende mund të mbështeten ende tek NATO, për të zgjeruar sigurinë dhe stabilitetin e tyre. Në korrikun e 2018-ës, aleanca e ftoi Maqedoninë e Veriut që t’i bashkohet asaj, teksa më herët kishte pranuar Malin e Zi, një lëvizje që Rusia u përpoq ta parandalonte. Pa NATO-n, rajoni do të ishte në një gjendje shumë më të keqe, dhe shumë me i rrezikuar nga ndërhyrja ruse.

TIRANA TODAY

Tags: Ballkani Perëndimorbekinarusia

TË LIDHURA

Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime
Editorial - Opinione

Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime

09:04 | 02/12/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?
Editorial - Opinione

A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?

13:19 | 21/11/2025
Next Post
U kap me drogë në makinë, pranga 34-vjeçarit në Korçë

U kap me drogë në makinë, pranga 34-vjeçarit në Korçë

Basha prezanton detyrat e qeverisë tranzitore, Kryemadhi mbetet në hije

Basha prezanton detyrat e qeverisë tranzitore, Kryemadhi mbetet në hije

I vihet tritol shtyllës në Laç, Spiropali ia hedh fajin opozitës

Përballja Rama-Haradinaj/ Spiropali: Nuk jam zonjë që merrem me llafe







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

09:42 | 29/11/2025
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025




TË FUNDIT

Nga atentati në Rinas te ekzekutimi i biznesmenit në Elbasan, zv.ministri i Brendshëm
Aktualitet

Nga atentati në Rinas te ekzekutimi i biznesmenit në Elbasan, zv.ministri i Brendshëm

by mirseda
14:55 | 05/12/2025
0

Xhemal Qefalia, zëvendësministri i Brendshëm ka komentuar kriminalitetin në vend, ndërsa theksoi se ngjarje të tilla ndodhin...

Pogradec/ Aksident rrugor pranë Tushemishtit, plagosen tre persona

Pogradec/ Aksident rrugor pranë Tushemishtit, plagosen tre persona

14:52 | 05/12/2025
Inspektorati zbarkon në Parlament, Bardhi e Peleshi: S’mund të na kontrollojnë. Ministrja…

Inspektorati zbarkon në Parlament, Bardhi e Peleshi: S’mund të na kontrollojnë. Ministrja…

13:50 | 05/12/2025
Ka vënë në përgjim anëtarët e KLP? Reagon SPAK: Çdo deklaratë e pabazuar në fakte…

Ka vënë në përgjim anëtarët e KLP? Reagon SPAK: Çdo deklaratë e pabazuar në fakte…

13:14 | 05/12/2025
Ibrahimaj në Këshillin e Investimeve: Hyrja në tregun e BE-së kërkon harmonizim me standarde…

Ibrahimaj në Këshillin e Investimeve: Hyrja në tregun e BE-së kërkon harmonizim me standarde…

12:28 | 05/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com