Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

BE- 94 milionë euro për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Në Tiranë u nënshkrua të premten mes BE dhe Shqipërisë, Marrëveshja e Financimit, IPA (Instrumenti i Para Anëtarësimit) 2018. Reforma në Drejtësi qëndron në zemër të partneritetit BE-Shqipëri.

Në një njoftim për shtyp të Delegacionit të BE në Shqipëri, citohet Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, të ketë thënë pas nënshkrimit të saj, se ajo “pasqyron prioritetet kyçe të BE në Shqipëri: reformën në drejtësi, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, që janë dhe do të mbeten në zemër të partneritetit të BE me Shqipërinë. Por mbrojtja e mjedisit dhe administrimi i ujërave gjithashtu do të mbështeten shumë nga programi i ri”.

BE-ja për Reformën në Drejtësi

Reforma në drejtësi merr pjesën e luanit nga Marrëveshja IPA , 2018, 42 milionë euro, rreth  45% e të shumës totale prej 94 milionësh, që do të përdoren për “forcimin e pavarësisë, transparencës, përgjegjshmërisë dhe besimit të publikut në sistemin e drejtësisë shqiptare, në përputhje me standardet evropiane” thekson njoftimi.

Financimi do të përdoret gjithashtu edhe për të përmirësuar kornizën institucionale dhe efikasitetin operativ të sistemit gjyqësor, rritjen e efektivitetit të sistemit të drejtësisë penale dhe masave antikorrupsion.

Shteti ligjor dhe të drejtat themelore

Programi IPA 2018 do të ketë në fokus edhe forcimin e shtetit ligjor dhe respektimin e të drejtave themelore të njeriut.. Synimi është krijimi i një sistemi efikas të zbatimit të ligjit, që është në gjendje të prodhojë “një historik të besueshëm në luftën kundër krimit të organizuar dhe të mbështesë krijimin e një sistemi gjyqësor të përgjegjshëm, të pavarur dhe efikas, të harmonizuar me legjislacionin e BE-së” , bën me dije njoftimi i Delegacionit të BE në Tiranë.

BE për një mjedis më të pastër

24.1 milionë Euro do të mbështesin trajtimin e ujërave të zeza dhe përmirësimin e cilësisë së ujit duke kontribuar në zhvillimin ekonomik, shoqëror, mjedisor dhe territorial dhe të turizmit. Mbështetja financiare për mjedisin më të pastër do të kontribuojë edhe në përafrimin progresiv me acquis të Bashkimit Evropian. Marrëveshja IPA 2018 do të financojë edhe zhvillimin ekonomik në nivel vendor , me përparësi turizmin dhe trashëgiminë kulturore të Shqipërisë. Marrëveshjet mes BE dhe Shqipërisë për fondet IPA nisën për herë të parë në vitin 2007./DW

Tags: bashkimi evropiannegociatatreforma ne drejtesishqiperia

TË LIDHURA

Aktualitet

Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri në fshatin Sevaster, një person mbetet i plagosur rëndë!

23:10 | 04/06/2026
Aktualitet

Eric Wendt kalon në Komitetin e Senatit, një hap larg postit të ambasadorit të SHBA në Shqipëri

22:31 | 04/06/2026
Aktualitet

Mbyllet protesta e pestë për Zvërnecin, 5 kërkesa: Dorëheqja e Qeverisë dhe anulimi i projektit

21:49 | 04/06/2026
Next Post

Video/ Nuk pranoi të dilte nga loja, futbollisti nxirret me forcë nga fusha

“Hapja e muhabeteve për integrimin në BE”, Fuga bën ironi me përgjigjen e Gjermanisë

E rëndë në Tiranë, pronari godet me mjete prerëse punëtorin







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri në fshatin Sevaster, një person mbetet i plagosur rëndë!

by mirseda
23:10 | 04/06/2026
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qarkun e Vlorës në fshatin Sevaster, ku...

Zyrtare/ Andoni Iraola emërohet trajner i Liverpoolit

22:45 | 04/06/2026

Eric Wendt kalon në Komitetin e Senatit, një hap larg postit të ambasadorit të SHBA në Shqipëri

22:31 | 04/06/2026

Mbyllet protesta e pestë për Zvërnecin, 5 kërkesa: Dorëheqja e Qeverisë dhe anulimi i projektit

21:49 | 04/06/2026

47-vjeçari i dënuar me 25 vite burg gjendet i pajetë në institucionin e vuajtjes së dënimit

21:36 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com