Në Akademinë e reformuar të Shkencave, kreu i qeverisë Edi Rama ka sulmuar presidentin Meta. Kryeministri Edi Rama ka qenë sot i pranishëm në Akademinë e Shkencave, ku janë pranuar 17 anëtarët e rinj të jashtëm të këtij institucioni. Kryeministri Rama ka thumbuar presidentin Meta për dekoratat. Deklarata thumbuese e Ramës vjen në një kohë kur presidenti Ilir Meta e ka kthyer Presidencën në institucion ‘qokash’. Këto dekorata i kanë shkaktuar miliona lekë shpenzime në buxhet shtetit.
“Më ka munduar gjithmonë dhe e kam ndarë publikisht kur kam qenë këtu, pyetja si do ndjehej Aleks Buda apo Çabej po të ngriheshin nga varri për të vizituar Akademinë e pas masakrës së 2008. Dhe sot kësaj pyetje mund t’i jap përgjigje paska lehtësuese.
Se janë tre projekte që bëjnë krenarë Aleks Budën dhe alter egon e tij të gjuhës shqipe, Çabej. Tjetër aspekt që mundësohet nga reforma është përgjigjja me universitetet. Për kaq shumë vite Akademia e Shkencave dhe Universitetet janë të ndara.
Titujt akademikë shpërndaheshin si ato dekoratat presidenciale, dhe prej shumë vitesh me emrin e Skëndërbeut, Naim Frashërit dhe Nënë Teresës. Jemi në kohë kur ndjehesh krenar që për arsye legjitime të marrjes një prej tyre, ndjehesh i poshtëruar, e sheh që të njëjtën gjë merr një usta i tallavasë. Jemi një vit larg nga një ngjarje e rëndësishme, 50 vjetori i themelimit. Jemi një vend me histori shumë më të gjatë akademike”, tha Rama.