Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Bashkimi i demokratëve në malore, por jo i pamundur

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
“Haga” pa lidhje e Tiranës me Hagën e Holandës

Nga: Preç Zogaj

Bashkimi për të cilin po flitet shumë këto ditë mes demokratëve, ka nevojë pikësëpari për qartësi në lidhje me atë se si e kupton secila prej palëve. Dhe më tej për veprime konkrete. Nga pala e PD-së kemi pasur deri tani tërheqjen e Luzim Bashës nga kreu i saj, një akt pa precedent si i tillë në historinë e PD-së dhe partive të tjera shqiptare. Zgjedhjet e pjesshme i ka fituar dhe i fiton gjithmonë pala që i ka. Nuk ka ndodhur ndonjëherë të japë dorëheqjen kryetari sepse partia e tij i humb ato.

Basha u vu nën presionin e deputetëve të grupit të tij parlamentar që i kërkuan të largohej. Në fjalën e largimit, ai nënvizoi si arsye kryesore të tërheqjes dështimin për të bashkuar demokratët e përçarë pas vendimit të tij të 9 shtatorit për pezullimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar për shkak të shpalljes non grata nga SHBA.

Tërheqja e Bashës nga kjo pikëpamje erdhi si një akt i përgjegjshëm që shërben zgjidhjen e krizës në PD, i jep shanse bashkimit dhe kohë sqarimit shterues të ndarjes së 9 shtatorit 2021 që ndau në dy-tri pjesë demokratët.

Pas tërheqjes së Bashës, kryesia e PD-së dhe zoti Alibej që ka marrë funksionet e përkohshme të kryetarit, kanë kërkuar që edhe nga deputetët e Grupit të Rithemelimit t’i kërkojnë zotit Berisha të bëjë një hap prapa në funksion të bashkimit. PD e ka paraqitur në formën e sugjerimit tërheqjen e zotit Berisha. Së paku deri tani.

Nga kjo del qartë se PD është dakord për t’u bashkuar me grupin e Rithemelimit dhe për të zhvilluar së bashku një garë unike për kreun e Partisë ku shanset e fitores së kandidatit që do të nxirrte Lëvizja e Rithemelimit janë aktualisht me të mëdha se shanset e kandidatit të PD-së apo të pjesës që nuk është me asnjërën palë. Ky është një hap i madh i PD-së që reflekton vetëdijen për domosdoshmërinë e bashkimit të asaj që ishte e bashkuar para 9 shtatorit.

Po nga PD ka dalë ideja për të krijuar një grup të përbashkët pune me përfaqësim të barabartë, të cilët të verifikojnë mundësitë e bashkimit dhe mbi këtë bazë të avancojnë me modalitetet dhe kalendarin e veprimeve që duhen kryer.

Nga Grupi i Rithemelimit, më saktë nga PREÇ ZOGAJ bashkimi i demokratëve, në malore, por jo i pamundur Sali Berisha ka vetëm retorikë për bashkimin, por nuk ka veprime që flasin për një plan realist në njohje të arsyeve që i kanë vendosur palët në dy skajet e litarit, në respekt të votave të respektuara që ka marrë PD edhe në këto zgjedhje të pjesshme me fushatën e saj thellësisht asimetrike në gjithçka me palën e Foltores.

Berisha e kupton bashkimin si asimilim, si tretje të PD-së zyrtare në lëvizjen e tij. Njerëzit pranë tij dëgjohen t’i trajtojnë demokratët e palës tjetër si rrugëhumbur të penduar, si të mundur që do t’u zgjatet dora e ngrohtë! Grupi i Rithemelimit punon për “të marrë” deputetë nga pala tjetër nën trysninë e retorikës qesharake dhe tullumbaces së fryrë të fitores, apo duke dashur t’i trembë me arrogancën e shumicës, së cilës duhet ti nënshtrohet pakica. Harrojnë se është fjala për një bashkim që nënkupton palë.

Palë të votuara si subjekte me vete në zgjedhjet e pjesshme në gjashtë bashki. Ku, siç e kam argumentuar në shkrime të tjera, zgjedhjet nuk kanë surpriza, nuk lëvizin asgjë, pra, elektoralisht janë më pak se në asnjë rast tjetër laboratorike. Nëse marrim si referencë zgjedhjet e 25 prillit të vitit të kaluar, “partia” e parë e votuesve demokratë në 6 mars është ajo e abstenuesve, e dyta Shtëpia e Lirisë, e treta PD zyrtare. Të tria kanë humbur. E para duke mos marrë pjesë, e dyta dhe e treta duke mos e mundur dot PS në mesataren e gjashtë bashkive edhe po të bashkojnë votat. Shtëpia e Lirisë e ka tërhequr në maksimum përpjekjen e vet për të bërë për vetë zgjedhësit përmes një fushate që de fakto ka zgjatur gjashtë muaj dhe ka pasur intensitetin dhe me siguri edhe shpenzimet e një partie të madhe. Berisha i ka marrë çfarë mund të marrë. Këtu edhe kambana e alarmit dhe e urgjencës për bashkim. Që edhe ai nuk mjafton, por është hapi i parë për më tej.

Sentenca me tingëllim bolshevik për pakicën që duhet t’i nënshtrohet shumicës zbatohet në votimet e një pale. Edhe atëherë në respekt të minorancës. Por është kundërproduktive kur shtrohet çështja e bashkimit të dy palëve që kanë ardhur këtu ku kanë ardhur si të ndara.

PD ka marrë më pak vota në këto gjashtë bashki edhe për shkak të fushatës së zbehtë në nivel lidershipi, por është në rrugë të drejtë e të hapur sa i takon së ardhmes, orientimit perëndimor dhe bashkëpunimit të ngushtë me SHBA, BE dhe Partinë Popullore të Europës. Busulla euroatlantike pritet të fitojë me shumë vlerë në PD dhe në Shqipëri në dritën e një koshience të re që po fitojnë kombet e lira në bashkimin e tyre në mbështesje të Ukrainës përballë agresionit barbar të regjimit autokratik të Putinit.

Rruga e Grupit të Rithemelimit është më e gjerë sipas zgjedhjeve të 6 marsit, por e paqartë në perspektiven e saj, për të mos thënë e mbyllur në raport me SHBA nëse do të këtë në krye një person të shpallur non grata.

Bisedimet për bashkimin duhet të shohin në sy arsyen themelore të ndarjes. Që është 9 shtatori. Aty është vija ndarëse që nuk kalohet duke mbyllur sytë. A i qëndron PD standardit që ka mbajtur ndaj personave të shpallur non grata para se të shpallej Berisha apo ka dy qëndrime për një çështje? A është zyrtar qëndrimi i SHBA se do të ndërpresin marrëdhëniet me PD nëse merret nga një person non grata? Për shumë prej nesh që kemi dëgjuar e lexuar ç’kanë thënë zyrtarët e lartë të Departamentit të Shtetit, Rikel, Eskobar, ambasadorja e SHBA në Tiranë, zonja Kim, dhe njohim ndërkaq precedentët e qëndrimeve amerikane në botë ndaj të shpallurve për korrupsion domethënës, është e qartë se është zyrtar.

Madje, është ky paralajmërim dhe jo non grata në vetvete, që ka përcaktuar qëndrimin e shumë demokratëve në favor të një PD në marrëdhënie të hapura e të ngushta me SHBA. Ka deputetë dhe figura publike në Grupin e Rithemelimit që mendojnë se nuk është kështu. Grupi i punës për bashkimin mund ta sqarojë edhe një herë zyrtarisht këtë pikë pranë institucioneve amerikane. Vetë Berisha që ka përvojë më të madhe dhe di më shumë se të tjerët rreth tij për të vërteten e asaj që mund të ndodhë, duhet të ndihmojë për bashkimin duke bërë edhe ai një hap pas pa i vënë partnerët amerikanë para faktit të kryer që nuk dihet çfarë sjell. Pasi ka provuar sadisfaksinin e mbështetjes në ditë të vështira, që nuk është pak, mendoj se duhet të dëgjojë realpolitikën.

Topi është në fushën e Berishës. Në qoftë se nuk lëviz asgjë aty, por vijohet “sipas planit”, gjithçka do të mbetej në vendnumëro. Mëkat, sepse bashkimi i këtyre dy pjesëve është vetëm një etapë në rrugën e bashkimit të madh për fitoren me abstenuesit, elektoratin gri, shoqërinë. Për momentin, ky bashkim duket në malore, por nuk është i pamundur.

 

Tags: bashaBerishaPDPrec zogaj

TË LIDHURA

Beteja për çlirimin e demokracisë sapo ka filluar,shprehet:Ardi Stefa
Editorial - Opinione

Beteja për çlirimin e demokracisë sapo ka filluar,shprehet:Ardi Stefa

22:17 | 17/05/2025
Analizë/ Pse politika shqiptare nuk prodhon më liderë të rinj?
Analizë

Analizë/ Pse politika shqiptare nuk prodhon më liderë të rinj?

22:49 | 15/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Next Post
Spaho përplaset me Felajn, ndërhyn Balla: Të gjithë keni nga pak Sali brenda! 

Spaho përplaset me Felajn, ndërhyn Balla: Të gjithë keni nga pak Sali brenda! 

Braçe: As në Kuvend nuk mbahen maskat, vaksinimi të bëhet me detyrim!

Shpërthen Braçe: Edhe çmimin e një filxhani kafeje e rritet?

Përçarja e PD në Kuvend, Alibeaj: S’keni të drejtë të gajaseni me këto skena

Përçarja e PD në Kuvend, Alibeaj: S’keni të drejtë të gajaseni me këto skena

JU REKOMANDOJMË

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

13:09 | 13/05/2025
Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

14:49 | 16/05/2025
Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

20:00 | 13/05/2025
Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025




TË FUNDIT

Mjekët: 4 në 10 burra shqiptarë janë infertilë, nuk bëjnë dot fëmijë
Aktualitet

Mjekët: 4 në 10 burra shqiptarë janë infertilë, nuk bëjnë dot fëmijë

by mirseda
17:37 | 19/05/2025
0

Rritet infertiliteti te meshkujt shqiptarë – 4 në 10 burra të prekur, lindjet janë në rënie të...

Altin Dumani po amniston krimin elektoral, thotë lideri i opozitës

Altin Dumani po amniston krimin elektoral, thotë lideri i opozitës

17:34 | 19/05/2025
“Votuesit e Metës, simbole të lirisë”,Blushi: PL do të vijojë luftën

“Votuesit e Metës, simbole të lirisë”,Blushi: PL do të vijojë luftën

17:31 | 19/05/2025
Panik në ajër/ Avioni me 205 pasagjerë në bord mbetet 10 minuta pa pilot

Panik në ajër/ Avioni me 205 pasagjerë në bord mbetet 10 minuta pa pilot

17:15 | 19/05/2025
Terror në një lokal në Itali/ Shqiptari dhunon brutalisht ish-partneren e tij

Terror në një lokal në Itali/ Shqiptari dhunon brutalisht ish-partneren e tij

17:13 | 19/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com