Kreu i PD-së, Lulzim Basha, do të zhvillojë të hënë një vizitë zyrtare në Kosovë, ku pritet të takohet me drejtuesit më të lartë të shtetit dhe politikës.
Bëhet me dije se gjatë qëndrimit në Kosovë lideri i opozitës do të takohet me kryeministrin Avdullah Hoti, presidentin Thaçi, kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmani, si dhe me drejtuesit e partive politike.
Vizita e zotit Basha në Kosovë zhvillohet në një kohë të rëndësishme nisur nga zhvillimet e javëve të fundi, ndërkohë që ka rinisur dialogu Kosovë- Serbi, intervistimi në Hagë i presidentit Thaçi por edhe në momentet kur Shqipëria dhe Kosova po përballen me sfidën e menaxhimit shëndetësor por dhe ekonomik të situatës së krijuar nga koronavirusi.