Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi sot se persona me imunitet, një ndër ta, kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, kanë kërcënuar policinë për të liruar të “fortin” e Shijakut, Durim Keçi. Ky i fundit u arrestua pak ditë më parë, ndërsa kërkohet edhe nga autoritetet italiane për trafik droge.
Pas mbledhjes së grupit parlamentar, Basha theksoi se krimi i organiuzuar dhe mafia po bën ligjin në Shqipëri pasi ka marrë mbështetje nga kryeministri dhe qeveria e tij. Në një dalje publike për mediat, Basha pas mbledhjes së Grupit parlamentar të PD tregoi edhe personin me imunitet sipas tij që i bëri presion policisë së Durrësit për të liruar Keçin, i cili kërkohet nga autoritetet italiane për trafik droge.
“Beteja jonë për shkëputjen e lidhjes krim-shtet do të vazhdojë, ftojmë gjithë mediat, gazetarët e ndershëm, kurajozë që të mos jepeni para presioneve. Gazetari Artan Hoxha bëri me dije se pas arrestimit të Durim Keçit persona me imunitet i bënë presion politik policisë. Në dijeninë tonë është kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako dhe një deputet i PS-së. Këto janë prova dhe fakte që flasin qartë se krimi i organizuar shqiptar dhe mafia shqiptare kanë tek kjo qeveri dhe tek ky kryeministër një mbrojtës dhe një promovues të interesave të tyre. Beteja më jetike e shqiptarëve është për të larguar nga kariiget e pushtetit ata që janë bërë njësh me krimin e organizuar dhe ata mashat e tij që janë në pushtet”, pohoi Basha.
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1662042207180287/