Sikundër kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, edhe kryedemokrati Basha është ulur ‘këmbëkryq’ në rrugë.
“Ata që ushtruan dhunë, do të mbajnë përgjegjësi”, ishte paralajmërimi i radhës, ardhur nga kreu i PD-së.
Mjaft i revoltuar, me tone të larta, Basha tha se ky regjim nuk njeh ligj dhe se do të qëndrojë pranë protestuesve sa të jetë e nevojshme. Para gazetarëve, Basha shtoi më tej se ka shkuar pranë protestuesve, për ti dhënë mesazhe të qarta. Sipas tij, sa herë populli të ketë nevojë, opozita do të jetë pranë tyre.
“Ata që kryejnë dhunë barbare nga mëngjesi deri në darkë, do marrin përgjigjen e merituar. Të gjithë qytetarët e Tiranës të njohin të drejtën e tyre, për të protestuar kundër këtij regjimi palaçosh“, u shpreh Basha.