Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Basha tregon ‘prapaskenat’ e Ramës: Sot po ju paralajmëroj se Sandër Lleshi…

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Basha tregon ‘prapaskenat’ e Ramës: Sot po ju paralajmëroj se Sandër Lleshi…

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka folur sonte lidhur me debatin e javëve të fundit për dekretin e Sandër Lleshit.

I ftuar mbrëmjen e sotme në “360 Gradë”, të Artur Zhejit, Basha është shprehur se Lleshi është një vartës i Ramës dhe propozimi i tij dhe vendosja në këtë post, tregon kapjen totale të Ministrisë së Brendshme nga Edi Rama.

Kryedemokrati theksoi se Lleshi nuk i jep siguri vendit, marrë parasysh sipas kreut të opozitës, pasi në këto 5 vite që ka shërbyer si këshilltar i Ramës për sigurinë, vendi është “zhytur në krim dhe në drogë”.

“Ajo që po paralajmëroj sot është që emërimi apo jo i Lleshit, përfaqëson shkallën më të fortë të kontrollit dhe kapjes së Ministrisë së Brendshme nga Rama, në këtë fazë që i duhet më shumë për të mbyllur dosjet e hapura të Tahirit, Xhafajt apo të çështjeve të tjera që ka”, u shpreh Basha.

“Ajo që është zbuluar në këtë episod njëjavor, është kriza e shumëfishtë që po përjeton vendi e shqiptarët, dimension i krizës kushtetuese.

Ministria e brendshme është kontrolluar nga Rama dhe dërgimi i një vartësi të tij është akti i fundit që zbulon domosdoshmërinë që Rama ka për të kontrolluar këtë ministri. Në kuptimin politik është rënia e Ministrisë së Brendshme totalisht në dorë të Ramës për të mbrojtur veten, familjen dhe aleatët e tij.

Në këto 5 vite kanë mundësuar rekorde kriminale dhe nuk e kanë luftuar krimin dhe drogën, e tani është faza e pastrimit të parave të pista të krimit. Dërgimi i një vartësi i cili prej 5 vitesh ka qenë këshilltar për çështjen e sigurisë, ndërkohë që vendi është zhytur në krim dhe në drogë, nuk jep garanci por tregon se do të jetë një vartës i Ramës edhe më besnik  se dy ministrat e parë.

Largimi i dy ministrave, Tahirit dhe Xhafajt, është një arritje e madhe e opozitës sepse asnjë opozitë tjetër nuk ia ka dalë të largojë dy ministra”, tha Basha.

Ndërkohë sa i takon protestës prej disa ditësh së banorëve të zonës së Astirit në Tiranë, Basha është shprehur se 317 familje pa nxirren nga shtëpitë me një kryq.

“Ka një ligj shpronësimi. Vlerëson pronat, paguan paratë. Jepet një kohë për të blerë një banesë të re. Si mund të shkosh në mes të natës dhe t’i nxjerrësh nga shtëpia? Pa ju dhënë një lek dëmshpërblim. Thjesht duke ju vënë një kryq tek dera e shtëpisë. Është e dhimbshme që të themi siç e përshkruani ju. Janë 317 familje. Si do të vinte ty sikur të ishte i afërmi yt? Nëse nuk e kuptoni se ku kemi ardhur, pa Gjykatë Kushtetuese, me prokurori të kapur dhe një kryeministër që ju vë kryq shtëpive, ju them hapni gojën”, u shpreh kreu i opozitës.

Tags: bashaju paralajmërojprapaskenatRamëssander lleshisottregon

TË LIDHURA

Foto/ Plagosi vajzën e tij dhe kolegun e saj në Durrës, ky është autori 56-vjeçar
Aktualitet

Foto/ Plagosi vajzën e tij dhe kolegun e saj në Durrës, ky është autori 56-vjeçar

21:45 | 26/01/2026
Lushnje, zjarri përfshin disa banesa, një vajzë e re dërgohet në spital e asfiksuar nga tymi
Aktualitet

Lushnje, zjarri përfshin disa banesa, një vajzë e re dërgohet në spital e asfiksuar nga tymi

21:06 | 26/01/2026
Dhoma e Avokatisë Vlorë kundër zhvendosjes së Kadastrës: Diskriminim territorial, favorizohet Tirana
Aktualitet

Dhoma e Avokatisë Vlorë kundër zhvendosjes së Kadastrës: Diskriminim territorial, favorizohet Tirana

20:39 | 26/01/2026
Next Post
Foto/Dëmtim horror në fitoren ndaj Interit, ja si duket koka e Toloi

Foto/Dëmtim horror në fitoren ndaj Interit, ja si duket koka e Toloi

BE-ja është ende dhurata më e mirë që mund t’u japim fëmijëve tanë

BE-ja është ende dhurata më e mirë që mund t’u japim fëmijëve tanë

De Biasi i tregon të gjitha: Në Shqipëri magazinieri e kthente autobusin në diskotekë

De Biasi i tregon të gjitha: Në Shqipëri magazinieri e kthente autobusin në diskotekë







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026




TË FUNDIT

Rritet bilanci i viktimave nga moti i keq në SHBA: 20 të vdekur, mes tyre një 16-vjeçare
Bota

Rritet bilanci i viktimave nga moti i keq në SHBA: 20 të vdekur, mes tyre një 16-vjeçare

by mirseda
22:19 | 26/01/2026
0

Një stuhi e fuqishme po godet disa pjesë të Shteteve të Bashkuara, duke lënë të paktën 20...

Foto/ Plagosi vajzën e tij dhe kolegun e saj në Durrës, ky është autori 56-vjeçar

Foto/ Plagosi vajzën e tij dhe kolegun e saj në Durrës, ky është autori 56-vjeçar

21:45 | 26/01/2026
Lushnje, zjarri përfshin disa banesa, një vajzë e re dërgohet në spital e asfiksuar nga tymi

Lushnje, zjarri përfshin disa banesa, një vajzë e re dërgohet në spital e asfiksuar nga tymi

21:06 | 26/01/2026
Tragjedi në Qipro, 4-vjeçarja humb jetën nga gripi A

Tragjedi në Qipro, 4-vjeçarja humb jetën nga gripi A

21:03 | 26/01/2026
Izraeli merr trupin e fundit të pengut nga Gaza, mbyllet faza e parë e Planit të Paqes

Izraeli merr trupin e fundit të pengut nga Gaza, mbyllet faza e parë e Planit të Paqes

20:50 | 26/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com