Basha takime në Laprakë: Nuk do ju zhgënjej, veçanërisht të rinjtë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi takime me qytetarë dhe biznese në zonën e Laprakës në kryeqytet.

Qyetarë dhe tregtarë të shumtë  i uruan mirëseardhjen dhe i thanë se kërkojnë ndryshimin më 25 prill.

Basha u premtoi se do të bëjë gjithçka për t’i ndihmuar dhe nuk do i zhgënjejë, pasi ka një plan për të bërë ndryshimin.

Lulzim Basha: Shqipëria ka shumë pasuri, por i kanë zënë 2- 3 veta. Nuk do ju zhgënjej. Askënd, veçanërisht rininë.  Ata do largohen me votën e popullit dhe Shqipëria do çlirohet përfundimisht. Mos lini derë pa trokitur deri më 25 prill. Janë me mijëra socialistë të zhgënjyer që duan një rrugë shpëtimi. Tia tregojmë këtë rrugë që 25 prilli të jetë referendum kundër së keqes”.