Humbi jetën mes flakëve/ Meta: Sala, simbol i vetëmohimit

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ishte i pranishëm ditën e sotme në banesën e Arjan Salës, e cila ka hapur dyert e mortit.

Pas ngushëllimeve që i shprehu familjes, Meta tha se këto ngjarje janë tronditëse, dhe të gjitha institucionet që nuk vepruan duhet të vendosen përpara drejtësisë.

‘Këto janë ngjarje mjaft tronditëse, dhe janë ngjarje ku çdo institucion duhet të vendoset para drejtësisë, për të shpëtuar jetët e qytetarëve. Heroi i kësaj ngjarjeje nuk jeton më, falë sakrificës së tij u shpëtuan shumë jetë, ai ishte një qytetar i përgjegjshëm, një njeri i cili pranoi të lërë pas një fëmijë jetimë, që shumë familje të tjera të mos ishin viktima”- tha Meta.

Trupi i pajetë i Salës u gjet mëngjesin e sotëm nga forcat zjarrfikëse. Mësohet se ka qenë xhaxhai i të ndjerit ai i cili ka bërë identifikimin e kufomës, që tashmë është dërguar në morgun e kryeqytetit.

Sala kishte shpëtuar të mërkurën 7 persona që kishin mbetur të bllokuar në momentin që ra zjarri, por vetë mbeti brenda dhe dyshohet të ketë pësuar djegie në pjesë të ndryshme të trupit