Rama propozon: Arjan Salës t’i jepet titulli ‘Dëshmor i Atdheut’

Kryeministri Edi Rama i ka propozuar Komisionit Qëndror të Statusit që Arjan Sala të marrë statusin’Dëshmor i Atdheut’.

Ka qënë zëvendës ministri i Mbrojtjes Petro Koçi, ai i cili ka bërë të ditur se me porosi të kryeministrit, Arjan Sala, 32-vjeçari që humbi jetën mes flakëve do të shpallet “Dëshmor i Atdheut”.

Komisioni Qendror i Statusit “Deshmori i Ardheut” me porosi te Kryeministrit ne gatishmeri per te ti dhene titullin “Deshmor i Atdheut” shtetasit heroik Arjan Sala.Presim perfundimin e shpejte te ekspertizes ligjore dhe propozimin e Prefektit te Tiranes per te marre vendim te menjehershem.Humbja e jetes se Arjan Sales, pervecse na shkakton dhimbje te papershkrueshme si per nje bir e vella, nga ana tjeter deshmon se Shqiperia qe ka djem heronj si Arjani qe sakrifikojne jeten e tyre per te mbrojtur jetet e te tjereve, do te behet!Jane gjalle bilbilenjte!”, shkruan Koçi.

Trupi i pajetë i Salës u gjet mëngjesin e sotëm nga forcat zjarrfikëse. Mësohet se ka qenë xhaxhai i të ndjerit ai i cili ka bërë identifikimin e kufomës, që tashmë është dërguar në morgun e kryeqytetit.

Sala kishte shpëtuar të mërkurën 7 persona që kishin mbetur të bllokuar në momentin që ra zjarri, por vetë mbeti brenda dhe dyshohet të ketë pësuar djegie në pjesë të ndryshme të trupit.