E martë, 20 Tetor, 2020
12 C
Tirana

“Basha s’ka asnjë shpresë ekzistence si lidership”

Më të lexuarat

Një izolim i dytë nga koronavirusi? Rrakacolli tregon skenarët

Rritja alarmante  e rasteve të reja me Covid-19 ditët e fundit në vend, ka shtuar frikën te qytetarët se mund të ketë një izolim...

Italia e gjunjëzuar nga koronavirusi, regjistron shifra alarmante. Masat e reja

Italia është e gjunjëzuar nga koronavirusi. Pas rritjes së numrit të rasteve të reja, Italia do t’i ashpërsojë masat kundër covid-19. Të dielën mbrëma,...

A do të ketë një mbyllje të dytë? ISHP në prag të masave të forta shtrënguese

Autoritetet në Shqipëri kanë përsëritur gjatë ditëve të fundit se gjithmonë po tentohet që Shqipëria të mos izolohet, ndërsa pasojat do të ishin fatale....

Makina e gazetarit shqiptar bëhet shoshë nga plumbat, dalin pamjet e rënda

Gazetari i portalit “Reporteri” në Kosovë, Shkumbin Kajtazi, gjatë mesnatës është përballur me një sulm të rrezikshëm. Ndaj mjetit të tij është qëlluar me rreth...

“Shqipëria do të izolohet më 23 tetor”, Alfred Cako bën parashikimin e frikshëm

Konspiracionisti Alfred Cako ka bërë një parashikim të frikshëm, ku sipas tij, vendi ynë do të përjetojë një karantinë të dytë. Ndonëse ende nuk...

Naftëtarët refuzojnë Ramën: Nuk dalim nga greva pa ardhur këtu e pa marrë pagat

Grevistet naftëtarë nuk kanë vonuar përgjigjen për kryeministrin Edi Rama, pas ftesës së këtij të fundit për bisedime. Ata nuk e pranuan thirrjen e tij,...

Bum infektimesh në Shqipëri, 3 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Situata me pandeminë në Shqipëri nuk po njeh shenja përmirësimi. Edhe ditën e sotme ka patur një bum të infektuarish. Tre persona kanë humbur jetën...

Abuzim me tendera, SPAK arreston ish-drejtorin e Prokurimeve të OSHEE

Policia e Tiranës ka kryer ekzekutimin e urdhërarresteve për disa zyrtarë të OSHEE-së, me urdhër të SPAK-ut. Në pranga ka rënë, ish-Drejtori i Prokurorimeve të...

Shtëpi 500 mijë euro në Palasë? Basha i përgjigjet Braçes

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas akuzave të zv.kryeministrit Braçe se ai ka blerë shtëpi në Palasë në vlerën e 500,000 eurove. Basha...

Meta me tone të ashpra ndaj Bashës: Thuaji popullit tënd që je peng dhe vazhdo

Deklarata e kreut të PD, Lulzim Basha se Meta për opozitarin, aq sa unë bëj presidentin, ka sjellë reagimin e ashpër të kreut të...

Nga: Spartak Ngjela

Për opozitën jashtëparlamentare nuk ka më asnjë shpresë ekzistence si lidership. Ajo e ka humbur kohën e saj politike, se gaboi që dogji mandatet e deputetit, dhe nuk pranoi të hynte në zgjedhjet e 30 qershorit. Koha politike është shumë kapriçoze, një gabim kundrejt saj, të nxjerr nga loja.

l.
Lidershipi i Partisë Demokratike gaboi. Ka një aksiomë në jurisprudencë: i dëshpëruari, i tremburi dhe idioti nuk mund të konsiderohen dëshmitarë të saktë, sepse, si rregull, këta i shmangen të vërtetës. Nga kjo nxjerrim konkluzionin se këta nuk mund të jenë as të aftë për të arsyetuar të ardhmen në lidhje me veprimet e tyre.

Lidershipi i Partisë Demokratike kuptohet se është i trembur qëkurse ka filluar Reforma në Drejtësi, dhe kjo na jep logjikën e arsyes që, për këtë akt, ai ka qenë i dështuar që në fillim.

Krerët e Partisë Demokratike, nën trysninë e frikës, kërcënonin gjendjen dhe sidomos qeverinë që kundërshtarët qeveritarë do t’i “futnin gjashtë pashë nën dhé”, në një kohë që vetë ishin vetëm me duar. Kjo gjendje që kaloi nënkuptonte se, me frymën e urrejtjes dhe të denoncimit permanent, do ta aktivizonin pakënaqësinë popullore për të shkatërruar Shqipërinë si shtet, dhe në anarki të gjenin mundësinë e mbijetesës së korrupsionit.

Po populli nuk iu përgjigj fare. Iu përgjigjën vetëm militantët e Partisë Demokratike. Po, pse ndodhi kjo kur pakënaqësia e shqiptarëve sot është shumë e madhe?
Kjo ka një arsye themelore: lidershipi i politikës kundërshtuese që iu paraqit shqiptarëve nuk ishte dhe nuk është i besueshëm për ta. Në fakt shqiptarëve iu dolën në skenë fytyrat që ata i patën rrëzuar dy herë me një milionë vota.

Kurse politika ka një rregull që nuk mund të shkelet: liderët e falimentuar në një apo dy zgjedhje rresht, nuk mund të qëndrojnë më në lidershipin e një partie të madhe politike, kur kjo është konkurente për pushtet. Po, a mund ta kuptonte dot Sali Berisha këtë arsye psikologjike të shkollës së politikës dhe, pas tij, edhe Lulzim Basha? Jo nuk e kanë pasur këtë mundësi arsyetuese, sepse nuk i lë as pasioni patologjik i pushtetit të humbur, dhe as dëshpërimi dhe frika nga Reforma në Drejtësi. Të dy këta faktorë i kanë sjellë tani në gjendjen e falimentimit politik.

ll.
Po çfarë do të ndodhë tani këtej e më tutje si kohë politike?
Sot ka dhe një risi: Komisioni Europian e pranoi zgjerimin e Bashkimit Europian për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Tani pritet Parlamenti Europian dhe qeveritë dhe Parlamentet e vendevev anëtare. Në këtë kohë, shqiptarët duhet të jenë shumë të vëmendshëm me marrëzinë Berisha që kërkon t’i shtyjë drejt destabilizimit. Dhe kuptohet që, për këtë arsye, shqiptarët nuk mund ta pranojnë dot klithmën e lidershipit të Partisë Demokratike për destabilizim.

Lexo edhe :   A e ka lënë amanet Skënderbeu, trafikun e pasaportave?
Lexo edhe :   Fundi i një filmi të parë me plehrat

Duhet të theksojmë që në fillim se lidershipi i Partisë Demokratike nuk ka më fare kohë politike. Dhe kjo, nëse do do vijojnë të mos e kuptojnë, do t’i rrezikojë më shumë se Reforma në Drejtësi. E themi këtë sepse në këtë faliment politik të tyre është prezent edhe politika e madhe perëndimore, e cila nuk i pranon. Madje, një arsye e rëndësishme e falimentimit të tyre tërësor, është edhe mospranimi i politikës së madhe perëndimore, sidomos politika amerikane dhe politika gjermane, të cilat nuk i dhanë asnjë mundësi pranimi lidershipit të Partisë Demokratike . Atëherë, pse duhet t’i përkrahin shqiptarët që tani janë të lidhur shpirtërisht me Perëndimin?

Kjo është arsyeja e kohës aktuale për analizimin e gjendjes së lidershipit të Partisë Demokratike. Po këtu del një pyetje? A ka tani kohë politike Partia Demokratike për të ndryshuar lidershipin?
Tani, për vetë situatën, ndërrimi i lidershipit politik është një proces shumë i vështirë. Kur një shoqëri pushtohet nga mosbesimi ndaj një lidershipi politik, janë shumë të rrallë individit që duhet të angazhohen në një reformë politike antilidership të një partie. Vërtet një parti politike mund të ketë nevojë për ndryshim të lidershipit të saj, por, a ka ajo individë me karizëm pozitiv në shoqëri? Ja, kjo është çështja. Në PD nuk ka sot individë karizmatik që t’i pranojë opinioni publik, dhe ka një shterpësi idesh. Nuk ka program për zhvillimin real të Shqipërisë, dhe një lidershipi të ri dhe të kualifikuar do t’i duhej kohë që ta bënte, në një kohë që Partia nuk është as në Parlament dhe as në zgjedhjet për pushtetin vendor. Kjo do të thotë që PD, edhe nëse e gjen verbin real të ndryshimit që i duhet Shqipërisë, nuk është në skenën parlamentare. Gabim ky, i cili nuk mund të korrigjohet lehtë.

Kjo është çështja që e tkurr këtë skenë politike dhe këtë skenar të mundshëm, tkurrje kjo e cila ka tepër gjasë ta shpërbëjë për një kohë të ardhme Partinë Demokratike. Në fakt, ky është një rrezik, sepse e mbart në vetë mundësinë e shpërbërjes së përkohëshme të Partisë Demokratike. Mundësi kjo e cila do ta dëmtonte shumë edhe vetë ecurinë demokratike të shoqërisë shqiptare. Gjithësesi duhet parë me vëmëndje se si do të precipitojnë ngjarjet e pritshme.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Arjan Çani: Dendias me origjinë nga Vunoi i Shqipërisë, kushëri me Ramën

Moderatori Arjan Çani ka hedhur disa hipoteza lidhur me kryeministrin Edi Rama dhe kryediplomatin Nikos Dendias, duke pohuar se të dy janë të afërm...

‘Deti’, Hajdari: S’ka zgjidhje tjetër përveç Hagës

Për kufirin detar mes Shqipërisë dhe Greqisë do të vendosë Gjykata e Hagës. Vendimi në fjalë u mor sot në takimin që zhvilloi ministri...

A mbetet Partia Socialiste caku i fundit i Metës?!

Nga: Ben Andoni Do jetë e vështirë për presidentin Ilir Meta të bëjë diçka, të lartësisë së egos së vet, me mbarimin e mandatit si...

Pezullon punësimet e portalit, lë nxënësit me aftësi të kufizuar pa mësim

Në kundërshtim me ligjin, pezullon punësimin për mësuesit ndihmës edhe pse këta të fundit i vendos portali “Mësues për Shqipërinë”. Jonida Jonuzi e cila ankohet...

Dentistja në Cërrik i heq dhëmbët e i lë punën në mes: Ke folur keq për mua

Emisioni “Stop” një ditë më parë transmetoi rastin e një stomatologu në Fier, që i hoqi nervat e dhëmbëve një pacienteje, që kërkoi të...