Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha së fundmi ka publikuar në rrjetin socal Facebook një pjesë të përgjimeve të publikuara nga gazeta gjermane “BILD”, që dëshmojnë shitblerjen e votave në Shqipëri. Basha po ashtu i ka shtruar një sërë pyetjesh kryeministrit Edi Rama, duke e thumbuar publikisht atë.
Postimi i plotë i Bashës:
“Pse hesht hajduti psiqik për bankomatin e tij personal? Pse fshihet përditë pas mashtrimeve për 6 kullat 200 milionë euro dhe nuk belbëzon asnjë fjalë për Dakon? Pse ka emëruar e po emëron vetëm kamikazë dhe shërbëtorë të krimit dhe të hajdutëve me pushtet në prokurorinë dhe drejtësinë e kapur?
Përgjigjet i gjeni vetë në fjalët e treshes Rama-Dako-Avdylaj”.