Kreu i opozitës Lulzim Basha në Çim Peka Live ka sfiduar kreun e qeverisë, Edi Rama duke e ftuar në debat.
Ai tha se debatin mund ta zhvillojnë kurdo dhe kudo nga sot deri në 25 prill.
Lulzim Basha: ”Prej 2006 e kam ftuar Z.Rama në debat dhe ka refuzuar. Debati i fundit që Rama ka bërë, është në vitin 2000.”
Peka: ”Rama deri vonë nuk ju ka njohur as si kryetar opozite.”
Lulzim Basha: ”Që nesër. Që nesër e deri me 25 Prill, kur të dojë është i ftuar në debat.”