Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Basha rrëzon planet e presidentit për të marrë në dorë situatën, LSI rrezikon kapitullimin

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Basha rrëzon planet e presidentit për të marrë në dorë situatën, LSI rrezikon kapitullimin

Lëvizja Socialiste për Integrim rrezikon që të shkojë në humnerë. Djegia e mandateve dhe bojkoti i zgjedhjeve vendore, po rezulton një malore e vështirë për partinë e presidentit. Vetë Ilir Meta duket se ke kuptuar diçka të tillë, dhe përmes aleatëve të Bashës ka nisur tentativat për të marrë frenat në dorë.

Kreu i shtetit u tregua i gatshëm të ulë palët të negociojnë, me shpresën se do ketë në kontroll të gjitha negociatat mes tyre. Por plani i tij rrezikon të dështojë. Javën që lamë pas ishte kreu i grupit të PS, Taulant Balla, ai i cili u shpreh se PS nuk ulet në asnjë tryezë me kushte. I vetmi dialog është për reformën zgjedhore. Por dje kundër Metës duket se ka dalë dhe kreu demokrat Lulzim Basha.

Pas një takimi që zhvilloi me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi në selinë e LSI, Basha i pyetur nga mediat nëse do ulet në tryezën që mund të thërrasë Meta, u shpreh se nuk do dialogojë pa u larguar Rama. Duke i mbyllur në këtë mënyrë derën presidentit.

“Asgjë nuk ka ndryshuar në qëndrimin e opozitës së bashkuar dhe koalicionit tonë politikë, koalicionit më të madh, mazhorancës së re numerike, politike dhe morale të vendit : Largimi i Edi Ramës është kusht i panegociueshëm për të hapur rrugën e dialogut politik që do të çojë drejt qeverisë tranzitore. Detyrat e së cilës, në veçanti sa i përket organizimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, do t’i shpalosim nesër publikisht në orën 11:00 në Tiranë në praninë e medias, përfaqësuesve më të lartë të koalicionit dhe një numri të madh të ftuarish”, tha ai. Me deklaratën e Bashës dje, duket se si PD ashtu dhe PS nuk duan që të ndërhyjë presidenti Meta. Ky i fundit duket se e ka kuptuar se nga gjithë kjo histori, LSI është më e dëmtuara dhe po teton të marrë situatën në dorë, por pa sukses deri më tani.

Goditja e dytë për LSI

Përveç lënies jashtë të Ilir Metës, Basha duket se po çon LSI drejt humnerës edhe sa i takon koalicioneve. Sot skadon afati për regjistrimin e koalicioneve për zgjedhjet vendore dhe sinjalet janë se do ripërsëritet ajo që ndodhi në vitin 2017. Edhe pse Rama e Basha ranë dakord për të shtyrë me një javë zgjedhjet dhe PD u pranua të regjistrohej, nuk u ndryshua asgjë sa i takon koalicioneve. PD, PS e LSI hynë të ndara në zgjedhje.

Por kjo do të thotë se nëse arrihet një gjuhë e përbashkët mes palëve në ditë në vijim, mund të ndodhë që PD e LSI të shkojnë sërish ndarazi dhe kjo do e fundoste LSI. Partia e presidentit nuk është forcë e parë në asnjë qytet dhe do e ketë të pamundur që të fitojë përballë kandidatëve të PS apo të LSI, si për kryetarë bashkie, ashtu dhe për këshilltarë bashkiakë. Në një farë mënyre, sot është vulosur fati i opozitës dhe tani nuk ka më kthim pas. Çdo ditë që kalon forcohet ideja se PD po e çon drejt humnerës LSI. Nga braktisja e zgjedhjeve, partia e presidenti është më e rrezikuara sepse i vetmi elektorat që i ka mbetur është në 7 bashki të drejtuara prej saj. Duke i humbur ato, me shumë gjasë punonjësit që janë aty do kalojnë me partinë fituese. Sa i takon PD, kjo forcë dobësohet, por ka elektoratin e saj bazë që nuk ndryshon. Mbetet të shihet se çfarë do ndodhë, pasi vetë presidenti ka nisur të bëhet protagonist duke tentuar të marrë frenat në dorë. Meta po sulmon hapur qeverinë dhe po jep sinjale se po trembet nga braktisja e zgjedhjeve. /Gazeta SOT

 

Tags: bashaKryemadhiMeta

TË LIDHURA

“Strazimiri: Rama shkarkon me një të rënë të lapsit”
Aktualitet

“Strazimiri: Rama shkarkon me një të rënë të lapsit”

20:58 | 07/07/2025
“Lala: Kriminel i kërkuar nga SPAK pas ndërtimeve në Theth”
Aktualitet

“Lala: Kriminel i kërkuar nga SPAK pas ndërtimeve në Theth”

19:46 | 07/07/2025
Situatë kritike në Dukat, helikopteri ndërhyn për të shuar zjarrin në malin Vastak
Aktualitet

Situatë kritike në Dukat, helikopteri ndërhyn për të shuar zjarrin në malin Vastak

18:19 | 07/07/2025
Next Post
Protestat/Gjergj Bojaxhi: Janë të militantëve

Protestat/Gjergj Bojaxhi: Janë të militantëve

Berisha vë në zbatim planin B, Patozi nis lëvizjet për të marrë frenat e opozitës

Berisha vë në zbatim planin B, Patozi nis lëvizjet për të marrë frenat e opozitës

Ekzekutimi mafioz i ish-policit Arben Bilali/ Zbardhet e shkuara e errët e personit të arrestuar

Ekzekutimi mafioz i ish-policit Arben Bilali/ Zbardhet e shkuara e errët e personit të arrestuar

JU REKOMANDOJMË

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025




TË FUNDIT

“Sekretet e kremit të diellit: SPF 30 apo 50?”
Kuriozitete

“Sekretet e kremit të diellit: SPF 30 apo 50?”

by mirseda
22:25 | 07/07/2025
0

Dielli na ofron dritë, ngrohtësi dhe jetë, por rrezet e tij ultravjollcë mund të shkaktojnë dëme serioze...

Sa duhet mbajtur temperatura e kondicionerit gjatë verës

Sa duhet mbajtur temperatura e kondicionerit gjatë verës

22:22 | 07/07/2025
Zbuloni fuqinë e limonit për rritjen e flokëve

Zbuloni fuqinë e limonit për rritjen e flokëve

21:49 | 07/07/2025
SHBA heq Al-Nusran e Sirisë nga lista e organizatave terroriste

SHBA heq Al-Nusran e Sirisë nga lista e organizatave terroriste

21:39 | 07/07/2025
Tërmeti me magnitudë 5 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra

Tërmeti me magnitudë 5 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra

21:35 | 07/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com