Kryetari i Partisë Demokratike,Lulzim Basha në një deklaratë për median tha se kryeministri Edi Rama, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe deputeti Saimir Tahiri, kanë dhunuar drejtësinë në vend dhe kanë vendosur shtetin në funksion të mbrojtjes se Tahirit. Kryedemokrati Basha tha se Rama vonoj hetimin dhe pati kohë që të pastrojë një qytet të tërë dhe jo më shtëpinë e Saimir Tahirit. Drejtësia mund të vonojë por nuk do të mundojë.
Basha: Edi Rama dhe Saimir Tahiri janë një. Rama do ta mbrojë tahirin deri në fund. Rama do tentoj të sulmoj këdo që kërkon të nxjerrë para drejtësisë Tahirin. Rama do të ushtrojë dhunë ndaj prokurorisë. Rama, Ruçi dhe Tahiri kanë dhunuar drejtësinë në vend. Rama vonoj hetimin dhe pati kohë që të pastrojë një qytet të tërë dhe jo më shtëpinë e Saimir Tahirit. Drejtësia mund të vonojë por nuk do të mundojë. Tahiri dhe Rama nuk do ti shpëtojnë drejtësisë. Ka ardhur koha që Shqipëria të ndahet nga krimi dhe politikanët e krimit.