Basha në Kamëz: Nuk ka ndryshim pa larguar Ramën

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim në Kamëz me simpatizantët dhe mbështetësit e tij, në kuadër të fushatës elektorale.

Gjatë fjalës së tij, Basha u shpreh se e gjithë Shqipëria do të votojë ndryshimin me 25 prill, dhe kjo është në dorën e shqiptarëve.

Ndër të tjera, Basha tha se nuk ka ndryshim pa larguar kryeministrin Edi Rama, si dhe theksoi faktin se vetëm PD mund ta integrojë vendin në Bashkimin Europian.

Lulzim Basha: ”Dua t’ju them se të ndryshëm siç jeni këtu në këtë shesh, anembanë, nga jugu në veri, nga Gjirokastra e Vlora në Shkodër, nga Durrës në Korçë, më 25 prill voton ndryshimin. Ndryshim kërkojnë vogëlushët, ndaj vota e 25 prillit për nënat dhe baballarët është votë për të adhmen e fëmijëve në gjithë Shqipërinë. Ndryshimi do të vijë. Pas reve vjen dielli, vjen drita e diellit që po e ndriçon këtë shesh si bekim i zotit, si shenjë që ajo që është vullneti juaj do të bëhet. Ndryshimi është në dorën tuaj. Është në votën tuaj. Nuk ka ndryshim pa larguar Edi Ramën, nuk ka ndryshim, pa hapur rrugën europiane të Shqipërisë, këtë mund ta bëjmë vetëm ne, vetëm PD, vetëm Aleanca për Ndryshim.”