Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Basha në Elbasan: Votoni për paqen dhe qetësinë

5 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përmbylli fushatën elektorale në qytetin e Elbasanit.

Gjatë fjalës së tij, Basha u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë për qetësinë e familjeve dhe paqen në zemrat e prindërve të tyre.

Basha u shpreh se me 25 prill, Elbasani dhe e gjithë Shqipëria do të votojë Partinë Demokratike për ndryshim.

Lulzim Basha: ”Më 25 prill, elbasanasit do të votojnë për qetësinë e familjeve të tyre, për paqen në zemrat e prindërve, për sigurinë e fëmijëve të tyre, për punësimin e nënave dhe baballarëve dhe për ta kthyer Elbasanin dhe universitetin e tij në një model arsimi për rininë. Kam nderin dhe kënaqësinë, dhe ju mundësinë, të çoni drejt parlamentit mazhorancën fituese të PD, ekipin tonë të mrekullueshëm, shkrimtarë, profesorë, mjekë, juristë, ekonomistë, sipërmarrës, të drejtuar nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.

Dielli i fitores rrëzëllit në sytë tuaj, nata e të keqes bie për herë të fundit këtë të diel, sepse Elbasani do të marrë në dorë fatin e vet, të familjeve të veta. Vëllezër dhe motra ëndrrat tuaja dhe ëndrrat e mia për Elbasanin nuk kanë mbaruar. Ëndrrat e mia, ëndrrat tona, për Elbasanin nuk kanë mbaruar, më 25 prill le të fillojë punën me votën tuaj për të bërë realitet këto ëndrra, për të vazhduar projektet, për të çliruar familjet, sipërmarrjet, fermerët, mjekët, mësuesit dhe rininë, dhe për t’i dhënë mundësinë për zhvillim, punësim, pensione dinjitoze, për të rikthyer modelin e vyer e të çmuar, që na bënë të gjithë krenarë, qytetarinë. Do ta bëjmë realitet, sepse të dielën e gjithë Shqipëria dhe zemra e saj, Elbasani, do të votojnë masivisht për numrin 9, për të ardhmen e tyre, për prindërit e tyre, për paqe, siguri dhe zhvillim ekonomik, për Shqipërinë anëtare të BE.”

Tags: Elbasanlulzim bashapaqevote

TË LIDHURA

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

22:20 | 06/06/2026
Aktualitet

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026
Aktualitet

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026
Next Post

Ulet ndjeshën numri i viktimave nga koronavirusi, 156 raste të reja

Rama ironizon Xhelal Mziun: Falja e tij nuk i duhet as dreqit

Rama-Metës: Like rrëmbe sëpatën, shko priji duart atij të LSI që blinte vota







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com