Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Basha: Meta do të marrë vota me dorën e Berishës për tek Rama

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Basha: Meta do të marrë vota me dorën e Berishës për tek Rama

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, nuk ka të ndalur akuzat ndaj Berishës dhe Metës. Kryedemokrati Basha ka akuzuar Sali Berishën dhe Ilir Metën, se po bashkëpunojnë me kryeministrin Edi Rama. Gjatë një takimi me strukturat e degës 4 të PD në Tiranë, Basha tha se Meta do të marrë vota me dorën e Berishës, për t’ia çuar Ramës.

“Kur dolën listat e patronazhistëve, u kuptua që çdo shtyllë ka rënë. Mund të rrimë të heshtur, duke mos u futur në betejë. Mund ta lëmë Ilir Metën që me dorën e Sali Berishës të marri prap vota demokratësh, dhe t’i çojë prapë te Edi Rama.

O me demokratët dhe për demokratët, ose me Ilir Metën për Ramën. Shikoni si bëhen bashkë ku i cenohen interesat. Në vitin 2018, Berisha dhe Meta firmosën dhe sot janë kundër Vettingut. E kanë bërë malin e akuzave lundër meje më të lartë se mali i Dajtit. Unë u them merri akuzat ndaj meje, dhe çojini në SPAK. Atje të bëhet Vettingu i politikanëve, të bëhet Vettingu pasurisë së familjeve të çdokujt.

Thonë jo, se duan të bëjnë shpifje. Të tre i bashkon frika ndaj të vërtetës. Duan të fshehin qeverisjen më të korruptuar dhe më të dështuar që ka patur ky vend, dhe kjo propagandë mundohet të fshehë faktin se Edi Rama, Sali berisha dhe Ilri Meta janë bërë bashkë për të shkatërruar PD”, tha Basha.

Meta dhe Berisha e kanë deklaruar hapur se janë bërë pjesë e një fronti të përbashkët kundër amerikanëve. Dje presidenti dha detaje nga takimi mes tyre, i cili është mbajtur në Pallatin e Brigadave, ndërkohë që Berisha e mori në mbrojtje për çështjen e shkarkimit.

Presidenti ishte i ftuar dje në “News 24”, ku u pyet për vendimin e DASH kundër Berishës. Ai i doli në mbrojtje ish-kryeministrit, duke sulmuar amerikanët. “Nuk i lëviz asgjë atyre që kam thënë, koha Berisha po të ishte i korruptuar nuk dilte të mbronte veten. Nuk do mërzitesha nëse SHBA do shpallte non-grata Kryemadhin që dogji mandatin. Por si President i Republikës, të shpallet non-grata zonja e nderuar Liri Berisha e cila i ka shërbyer njerëzve, edhe sot që është në pension u shërben fëmijëve me probleme të autizmit. Kjo për mua është e papranueshme, por ata kanë marrë këtë vendim. Gjithçka që kërkon t’i shërbejë propagandës së një qeverie që synon asgjësimin e opozitës është e papranueshme. Të pranoj unë nga zonja Bilali dhe krushku i Muzinit të bëjnë moral, kjo është e papranueshme”, tha ai.

Nga ana tjetër, Meta e pranoi se do të tentojë të marrë frenat e opozitës. Ai u shpreh se në zgjedhjet vendore të vitit që vjen, do jetë në garë. Po ashtu dha detaje nga takimi me Berishën. “Takimi me Berishën e kërkova unë, për t’u çmallur. Takimi zgjati rreth 30 minuta, në mes të ditës, në mes të Gardës, në Pallatin e Brigadave”, u shpreh Meta.

Tags: bashaBerishaMetarama

TË LIDHURA

Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja
Aktualitet

Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

22:58 | 18/04/2026
Ke qenë ushtari im”/ Fundi i miqësisë mes Mirit dhe Rogertit? Banorët përplasen ashpër në finale
Aktualitet

Ke qenë ushtari im”/ Fundi i miqësisë mes Mirit dhe Rogertit? Banorët përplasen ashpër në finale

22:09 | 18/04/2026
Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane
Të Gjitha

Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane

21:59 | 18/04/2026
Next Post
Përplasjet me Rusinë/ Meta: Shqipëria në krahë të Ukrainës

Përplasjet me Rusinë/ Meta: Shqipëria në krahë të Ukrainës

Yuri Kim apel politikës: Siguroni zgjedhje të drejta dhe transparente

Inceneratorët/Yuri Kim: L*fta kundër korrupsionit mbetet prioriteti ynë

Aleanca ruso-kineze, në kundërshtimin e zgjerimit të NATO-s

Aleanca ruso-kineze, në kundërshtimin e zgjerimit të NATO-s







JU REKOMANDOJMË

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

21:54 | 18/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026




TË FUNDIT

Surprizat nuk kanë fund/ Mesazhe emocionuese për Ledion Liçon nga nëna dhe fëmijët e tij
Showbizz

Surprizat nuk kanë fund/ Mesazhe emocionuese për Ledion Liçon nga nëna dhe fëmijët e tij

by mirseda
01:12 | 19/04/2026
0

Surprizat në këtë finale nuk ishin vetëm për banorët, por edhe për moderatorin Ledion Liço. Ai u...

“Shpresoj që familja ime të jetë krenare”/ Rogerti në lot, finalisti surprizohet nga ish-banorët

“Shpresoj që familja ime të jetë krenare”/ Rogerti në lot, finalisti surprizohet nga ish-banorët

00:52 | 19/04/2026
Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari pyeten nga Ledion Liço: A do ta zëvendësonit njëri-tjetrin?

Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari pyeten nga Ledion Liço: A do ta zëvendësonit njëri-tjetrin?

00:14 | 19/04/2026
Emocione për Selin, finalistja ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

Emocione për Selin, finalistja ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

23:51 | 18/04/2026
Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

22:58 | 18/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com